LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë futbollistët që gjithmonë lëndohen – Nga Vermalen e Bale, te Umtiti e Robben

Dhjetë futbollistët që gjithmonë lëndohen – Nga Vermalen e Bale, te Umtiti e Robben

Klubet e mëdha zakonisht përgatiten për dy afatet kalimtare brenda një sezoni, pasi ai i janarit shihet si mundësi për të plotësuar vendet e lojtarëve të lënduar.

Për shembull rasti i fundit është ai i Barcelonës që e mori Jeison Murillon nga Valencia, pasi dyshja Thomas Vermaelen dhe Samuel Umtiti janë të lënduar.


Dyshja e Barcelonës janë lënduar shumë shpesh në vitet e fundit. Marca ka zgjedhur 10 lojtarët që lëndohen shumë shpesh në futboll:

Thomas Vermaelen

“Vermaelen është futbollist që tregon kualitet sa herë që luan”, kishte thënë Andoni Zubizarraeta në ditët që ai u prezantua në klubin katalunas.

Ai ka pulsuar shumë lëndime prej se ka ardhur te Arsenali.

Prej se është pjesë e klubit nga Camp Nou, ai ka pësuar 12 lëndime të ndryshme duke munguar në 83 ndeshje.

Samuel Umtiti

Një tjetër mbrojtës i Barcelonës. Ai erdhi në verën e vitit 2016 që u duk si befasi, por që hoqi çdo dyshim.

Problemet erdhën në sezonin e tij të dytë në dhjetor të vitit 2017 kundër Sporting CP. Ai pari një problem shumë të madh në gju.

Marcelo

Njëri prej lojtarëve më të mirë mbrojtës në fazën ofensive dhe ndër më të mirët në histori të Real Madridit.

Ai shpesh i bashkohet sulmit fal kualiteteve të tij të larta, por shpesh dëmtimet e detyrojnë të ndalet.

Gareth Bale

Thyeje, problemet me kyçin e këmbës, probleme të kofshës, por edhe me kurriz.

Këto janë disa nga lëndimet që shpesh e kanë lënë Balen jashtë fushe prej së është pjesë e Real Madridit në vitin 2013. Lëndimet nuk e kanë lejuar që të bëhet lider i Los Blancos sikurse që ishte te Tottenham.

Thiago Alcantara

Çfarë progresi do të kishte në karrierë Thiago nëse nuk do e kishin lëndime? Sigurisht ai do të ishte një nga futbollistët më të mirë elitar të Evropës.

Ai ka pësuar në total 21 lëndime prej se është bashkuar me Bayern Munichin.

Rafinha

Sikurse vëllai edhe Thiago ka vuajtur shumë nga lëndimet. Mesfushori i Barcelonës, ka pasur dëmtime më të këqija se sa vëllai i tij, në fakt.

Ai nuk ka pasur dëmtime të thjeshta, por shumë më shumë serioze. Rafinha tri herë dëmtime të mëdha – dy herë e ka këputur ligamentin.

Arjen Robben

Nëse flet për lojtar të lënduar atëherë mendja të shkon te Robben. Holandezi njihet si ‘lojtar i qelqit’ pasi ka pasur një kohë kur dy ndeshjet radhazi nuk mund t’i luante.

Lëndimet i kanë kushtuar edhe me karrierë, pasi te Real Madrid u largua shkaku i tyre, u kaloi te Bayern.

Marco Reus

Mund të ndodh që Reus nuk urren asgjë më shumë se sa kyçet e tij. Shkaku i lëndimet e humbi Kupën e Botës kur Gjermania e fitoi.

Lëndimet e shumta kishin bërë që ai të luajë shumë pak me Dortmundin dhe të ketë rënie në karrierë.

David Zurutuza

Një tjetër lojtar që lëndohet shumë shpesh.

Lojtari i Real Sociedad nuk ka mundur të  ketë karrierë shkaku i lëndimeve të njëpasnjëshme.

Pedro Leon

Me 5 maj të vitit 2018 në ndeshjen që Eibar e zhvillonte ndaj Gironas, ishte ndeshja e fundit e zhvilluar nga Pedro Leon.

Një lëndim në gju kishte bërë që ai të mungojë nga vitit 2017.

Në 19 muaj ai kishte zhvilluar vetëm 12 ndeshje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori