Sipas nga Jugones në La Sexta, Keylor Navas e ka vazhduar kontratën me Real Madridin gjatë dhjetorit duke ia shtuar edhe një vit kontratës së mëparshme.
Nëse ky njoftim rezulton i vërtetë, atëherë portieri kostarikan do të qëndrojë në Santiago Bernabeu deri në vitin 2021.
Keilor Navas (Foto: Azael Rodriguez/Getty Images/Guliver)
Njëherësh, Jugones bën të ditur se me kontratën e re, Navas do të përfitojë pesë milionë euro në sezon.
Është spekuluar se 32-vjeçari mund të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi që nuk është i kënaqur me pozitën e tij në Madrid.
Sipas AS, edhe nëse e ka rinovuar kontratën, Navas do ta shqyrtojë të ardhmen e tij gjatë verës dhe mund të ndërrojë klub në afatin e qershorit.
Keylor Navas (Foto: Hector Vivas/Getty Images/Guliver)
Thibaut Courtois është portieri kryesor i skuadrës, ndërsa Keylor ka luajtur vetëm në Kupën e Mbretit që paraqet një rol dytësor, me të cilin ai nuk është i kënaqur.
Nëse situata mbetet e pandryshuar, portieri i Kosta Rikës do t’i shqyrtojë opsionet në fund të sezonit.
Arsenali është klubi më i interesuar për shërbimet e tij dhe tashmë flitet për një ofertë nga Unai Emery. /Telegrafi/
Numri i votuesve
Vota të përpunuara
Të vlefshme
Dalja në zgjedhje