Derbi pa fitues, Hajvalia mposhtë 89-shin

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi pa gola, por me disa raste mjaftë të mira për të dyja skuadrat, ku mysafirët goditën edhe shtyllën nëpërmjet Almedin Muratit.
Me të filluar pjesa e dytë erdhën edhe dy golat e kësaj sfide. Robert Gjeraj gjuajti nga gjuajtja e lirë dhe topi i kthyer nga portieri Latifi e dërgoi në rrjetë mbrojtësi Albutrint Morina.
Vetëm katër minuta më vonë, pra në minutën e 60-të, mysafirët arritën ta barazonin rezultatin në 1-1. Një aksion fantastik i ndërtuar nga lojtarët e Dritës e konkretizoi në gol sulmuesi Almedin Murati.
Pas kësaj pike të fituar, Vëllaznimi mbetet në pozitën e nëntë me 29 pikë ndërsa Drita është një pozitë më poshtë me 26.
Ndërkohë fitore ka shënuar edhe Hajvalia që në shtëpi ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm për vendasit në këtë takim e shënoi mesfushori Mërgim Pevqeli me kokë, ku dhe mbeti i lënduar.
Pas kësaj fitore Hajvalia ngjitet në pozitën e katërt me 46 pikë të tubuara tetë më pak se lideri Ferronikeli.



















































