LAJMI I FUNDIT:

Derbi në Serie A: Milan – Juventus, formacionet e mundshme, analizë, statistika

Derbi në Serie A: Milan – Juventus, formacionet e mundshme, analizë, statistika
Foto: Telegrafi.com/Photoshop

Milani dhe Juventusi do të përballen sot (e mërkure) në kuadër të javës së 16-të në Serie A.

Rossonerët aktualisht janë lider në ligë me 37 pikë, dhjetë më shumë se Zonja e Vjetër që gjendet në pozitën e pestë.


Derbi mes dy skuadrave do të luhet nga ora 20:45 në stadiumin San Siro, me dy skuadrat që kanë disa mungesa.

Stefano Pioli për këtë takim nuk mund të llogarisë në Ismaila Bennacer, Matteo Gabbia, Zlatan Ibrahimovic dhe Alexis Saelemaekers, që janë të lënduar, derisa Sandro Tonali është i përjashtuar me karton të kuq.

Në anën tjetër, Andre Pirlo do të jetë pa lojtarët si, Alex Sandro dhe Juan Cuadrado që janë të infektuar me coronavirus, me Alvaro Moratan që është i lënduar.

Milani për herë të fundit ka fituar 4-2 ndaj Juventusit në korrik të vitit 2020, duke shpresuar që të fitojë këtë takim, gjë që nuk e ka bërë që nga viti 2010.

Ossonerët kanë shënuar në 17 takimet e luajtura në shtëpi në Serie A, një rekord i ri për ta.

Juventus ka humbur vetëm një lojë të vetme këtë sezon në Serie A dhe mburret me mbrojtjen e dytë më të mirë në kampionat. Biankonerët kanë pranuar 14 gola, vetëm një më pak se Hellas Verona të cilët kanë pranuar 13.

Në gjashtë nga tetë ndeshjet e fundit në Serie A, Milan ka udhëhequr në të dyja pjesët e takimit. Ata gjithashtu kanë shënuar dy ose më shumë gola në 17 ndeshjet e tyre të mëparshme në Serie A.

Kjo është hera e parë që nga viti 2015 që të dy ekipet po takohen në Serie A ku Milan është përpara Juventusit në tabelën e kampionatit.

Ky takim parashikohet të përfundojë në të mirë të liderit në ligë me një gol diferencë.

Milan (4-2-3-1): Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Krunic, Kessie; Castillejo, Calhanoglu, Rebic; Leao

Juventus (3-4-1-2): Szczesny; Demiral, De Ligt, Bonucci; Chiesa, McKennie, Bentancur, Danilo; Ramsey; Dybala, Ronaldo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori