Derbi në kryeqytet

Mirëpo, pa dyshim se vëmendja është e përqendruar në kryeqytet, ku të shtunën Prishtina do të takohet me rivalen e saj, Trepçën ’89, e cila ishte kandidate për titull, por që tashmë i ka humbur mundësitë.
Mirëpo, mitrovicasit duan të jenë faktor i rëndësishëm, andaj do të përpiqen t’ia ndërpresin rrugëtimin drejt titullit ekipit të Ramiz Krasniqit, i cili me pesë fitoret e fundit, iu është afruar në tri pikë liderit, Feronikelit.
Andaj, për Prishtinën alternativë e vetme mbetet fitorja, me shpresën që Feronikeli të gabojë po të shtunën në takim me kampionen në fuqi, Kosovën e Vushtrrisë, e cila po dëshmon formë të lartë, përkundër humbjes së fundit nga Prishtina, e të cilën do të tentojë ta rikuperojë përballë kryesuesit elitar. Por, “Nikli” do ta japë atomin e fundit për ta bërë hapin tjetër drejt titullit.
Ndërkohë, kandidatja tjetër për titull, Besa, dy gabimet e fundit do të mundohet t’i korrigjojë të dielën në duel me Hajvalinë.
Superliga – Xhiroja e 29-të
E shtunë
Feronikeli – Kosova (V) (15.00)
Drenica – Drita (16:00)
Istogu – Ferizaj (16:00)
Prishtina – Trepça ’89 (16:00)
E diel
Besa – Hajvalia (15:00)
Vëllaznimi – Trepça (16:00)




















































