Në fundjavë nis edicioni i ri i Raiffeisen Superligës, derisa vëmendja e madhe është në derbin e rikthyer pas një kohe, Drita – Gjilani.

Super-sfida që i takon qytetit të Gjilanit, dhe që po pritet me padurim nga tifozët e këtij vendi do të zhvillohet të dielën nga ora 16:00.


Takimi do të transmetohet drejtpërdrejt në SuperSport Kosova, transmeton Telegrafi.

Një tjetër ndeshje që do të transmetohet direkt është ajo mes Besës dhe Hajvalisë që luhet të shtunën nga ora 17:00.

Orari i takimeve tjera do të caktohet të martën. /Telegrafi/
 

telegrafi sport app