LAJMI I FUNDIT:

Depay pret më shumë minuta te Barça, flet për ofertat e refuzuara gjatë verës

Depay pret më shumë minuta te Barça, flet për ofertat e refuzuara gjatë verës

Emri i Memphis Depay ka qenë shumë i lidhur gjatë afatit kalimtar të verës me shumë skuadra të ndryshme evropoiane.

Sulmuesi holandez ishte afër largimit nga Barcelona dhe shumë skuadra ishin vënë pas tij.


Juventus, Manchester United, Chelsea, Borussia Dortmund, Newcastle United e West Ham United ishin vetëm disa nga skuadrat që donin shërbimet e tij.

Barcelona kërkonte 20 milionë euro për ta liruar holandezin, por ishte vet futbollisti që në fund refuzoi gjitha ofertat për të qëndruar në Camp Nou.

Ai është grumbulluar tani me Kombëtaren e Holandës, teksa ka thënë se nuk është i kënaqur me minutat që kishte.

“Mezi prisja pushimin e kombëtareve, mund ta imagjinoni pse. Kam luajtur më pak se zakonisht dhe është diçka me të cilën nuk jam mësuar, por te Holanda ju e dini që do të luani dhe unë jam shumë i motivuar”.

“Unë e kam nisur ndeshjen nga minuta e parë dy herë në javët e fundit në ligë, nuk mjaftojnë, u zëvendësova në minutën e 60-të, por doja më shumë. Në 25 minutat e fundit të lojës, atëherë ka më shumë hapësira dhe kam energjinë për të përfituar prej saj “, tha Depay për Espn.

28-vjeçari tutje foli për ofertat që refuzoi gjatë verës pasi i pëlqen konkurrenca dhe vendosi të luftonte për vendin e tij te Barça.

“Kisha shumë oferta gjatë verës dhe shikova opsionet e mia , vendosa të qëndroj dhe të luftoj për rastin tim në Barcelonë”.

“Sezonin e kaluar isha golashënuesi më i mirë përkrah Aubameyang. Unë e dua konkurrencën dhe nuk ik prej saj. Më pëlqen të jem te Barcelona”, tha sulmuesi holandez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Serie A
Kalo në kategori