LAJMI I FUNDIT:

Demantohet lajmi, modelja Elena Lika dhe Alban Ramosaj nuk janë në lidhje (Foto)

Demantohet lajmi, modelja Elena Lika dhe Alban Ramosaj nuk janë në lidhje (Foto)

Është përfolur gjatë ditës së sotme (e mërkurë) se këngëtari Alban Ramosaj dhe modelja Elena Lika janë në lidhje.

E gjitha kjo erdhi si pasojë e një fotografie të publikuar nga Elena në rrjetet sociale me rastin e ditëlidnjes së Albanit, ku shfaqet duke i dhuuar një përqafim atij, teksa në mbishkrimin e fotografisë ka shkruar disa rreshta dashurie.


Alban Ramosaj zyrtarizon romancën me modelen shqiptare (Foto)
Lexo po ashtu Alban Ramosaj zyrtarizon romancën me modelen shqiptare (Foto)

“Të kam dashur për një kohë të gjatë, por nuk kam qenë kurrë më e lumtur të kem personin e ri më të rëndësishëm në jetën time. Urime ditëlindjen arushi im ! Të dua me gjithë zemër, mëlçi, mushkri,tru, vena etj. (E din ti)”, shkruante ajo.

Nuk vonoi shumë dhe mediat këtë lajm e morën si konfirmim të lidhjes së tyre, por që gjithçka del të jetë e pavërtetë.

Burime të Telegrafit pranë protagonistëve, bëjnë të ditur se dyshja në fjalë janë vetëm miq të mirë dhe asgjë më shumë.

Lajmin për këtë gjë e ka konfirmuar edhe vet modelja Elena Lika, njëherit ish-banorja e edicionit të gjashtë të spektaklit “Big Brother Albania”, e cila ka publikuar në InstaStory, një status përmes së cilës ka shpjeguar kontekstin me të cilin i ka drejtuar fjalët “Të Dua” Albanit.

“Nëse mendoni që “Të Dua” i thuhet vetëm të dashurit, ndjej keqardhje për familjet dhe miqtë tuaj që mesa duket nuk dëgjojnë kurrë këto fjalë nga ju”, shkruan modelja në reagimin e saj.

Ndërkohë faktin se ata nuk mund të jenë në lidhje, e tregon edhe mosha, përderisa Elena është shumë vite më e madhe se Albani. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë

Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë

Magazina
U filmua rrugëve të Tiranës, Egla zbulon se çfarë ndodhi para se të futej në Dhomën e Bardhë

U filmua rrugëve të Tiranës, Egla zbulon se çfarë ndodhi para se të futej në Dhomën e Bardhë

Magazina
Finalisti Romeo Veshaj nuk shfaqet në ‘Post Big Brother’, Ledion Liço zbulon detajet

Finalisti Romeo Veshaj nuk shfaqet në ‘Post Big Brother’, Ledion Liço zbulon detajet

Magazina
Rrëmbeu fitoren e BBVA, i kthehet Meritoni: Pse nuk e pranon që ta dhamë fitoren unë dhe Ilnisa

Rrëmbeu fitoren e BBVA, i kthehet Meritoni: Pse nuk e pranon që ta dhamë fitoren unë dhe Ilnisa

Magazina
Do ta lë Italinë për shkak të Romeos - Heidi Baci flet për raportin me të pas daljes nga Big Brother

Do ta lë Italinë për shkak të Romeos - Heidi Baci flet për raportin me të pas daljes nga Big Brother

Magazina

"Do hidhem nga ballkoni nëse fiton Egla Ceno", Roza Lati sqaron deklaratën

Magazina
Kalo në kategori