LAJMI I FUNDIT:

Deklaratë e papritur e nënës së Elina Dunit

Deklaratë e papritur e nënës së Elina Dunit

Shkrimtarja dhe artistja Besa Myftiu ka festuar 25 vjetorin e martesës dhe ka guximin të thotë se ajo dhe bashëkshorti i saj zvicerian tani jetojnë një martesë të hapur. Herë pas herë ata bien në dashuri me të tjerë, por sërish janë bashkë dhe gëzohen apo trishtohen për historitë e njëri tjetrit.

Për artisten Besa Myftiu, njëkohësisht dhe nëna e këngëtares Elina Dunit, kjo gjë duket e thjeshtë, sepse në jetën e saj asgjë nuk është brenda “normës” shqiptare.


Në një intervistë për revistën Living për lidhjen e saj të hapur ka thënë “Unë dhe bashkëshorti mund të kemi jetën tonë, jetojmë në qytete të ndryshme. Pas 20 vjetësh ndryshojnë gjërat. Jemi si miq, kështu që nuk ka problem edhe nëse ndonjëri nga ne bie në dashuri me dikë tjetër. Përkundrazi, gëzohemi për tjetrin.”

Kjo lidhje e hapur nuk e pengon Besën që të vazhdojë ta dojë bashkëshortin e saj dhe ajo mendon se ai nuk i ka bërë asgjë të keqë dhe se nuk e ka lënduar aspak kur ai ka ndjenja dashurie apo lidhje me një femër tjetër “Unë vazhdoj ta dua, por ndryshon dashuria; është një lloj tjetër, kemi qenë 15 vjet të dashuruar. Të parat që e kuptojnë kur ai është i dashuruar me dikë tjetër, jemi unë edhe Elina. Unë jam e para, kujt do t’ia thotë tjetër ai? Ka ndodhur që herë pas here ai të ketë ndonjë lidhje dhe jam mërzitur po aq sa ai, kur është ndarë. Kur e do tjetrin, ti dëshiron që ai të jetë mirë, me kë të dojë dhe si të dojë. Ne jemi secili i lumtur në qytetin e tij. E përse u dashka që unë të ndahem me ligj? Çfarë më ka bërë ai mua? Ne duhemi dhe rrimë si vëlla e motër. Praktikisht, kjo është ajo që u ndodh gjithë çifteve në Shqipëri, por ata nuk e thonë. Ne, në datën 21 qershor festuam 25 vjetorin e martesës, që për ne është një kontratë shoqërore. Jemi shumë mirë kështu siç jemi.”, ka përfunduar Besa Myftiu.

Në trend Magazina

Më shumë

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Xhuli Nura merr vëmendje me veshje tradicionale shqiptare duke bërë fli

Xhuli Nura merr vëmendje me veshje tradicionale shqiptare duke bërë fli

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Kalo në kategori