LAJMI I FUNDIT:

I dehur sulmoi personat zyrtarë – arrestohet i dyshuari nga Deçani

I dehur sulmoi personat zyrtarë – arrestohet i dyshuari nga Deçani

Një person është arrestuar në Deçan pasi që i njëjti ka kanosur personat zyrtarë.

Policia bënë të ditur se i njëjti ka qenë në gjendje të dehur.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në gjendje të dehur i kishte kanosur dhe sulmuar fizikisht personat zyrtarë si dhe kishte dëmtuar disa pajisje”, thuhet në njoftim.

Po ashtu gjatë arrestimit i njëjti ka sulmuar edhe një zyrtar policor.

Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/