LAJMI I FUNDIT:

Debutim ëndrrash për Leotrim Kryeziun, ish-futbollisti i Dritës flet pasi i shënoi Interit

Debutim ëndrrash për Leotrim Kryeziun, ish-futbollisti i Dritës flet pasi i shënoi Interit

Hyri si zëvendësues dhe debutoi si në ëndrra me ekipin e parë të Luganos .

Ish-sulmuesi i Dritës se Gjilanit, Leotrim Kryeziu, i shënoi gol Interit në miqësoren e së dielës, moment te cilin s’do ta harroj gjithë jetën.


“E kam pritur që do të më fuste në lojë sepse ishte ndeshje kontrolluese. Është shumë e rëndësishme që arrita të shënojë dhe jam shumë i lumtur për këtë. Normale që emocionet ishin shume të mëdha sepse të shënosh kundër një ekipi siç është Interi është një ndjenjë shumë e mirë dhe jam shumë i lumtur për këtë gol”, tha për RTV Dukagjinin, Leotrim Kryeziu.

Kryeziu ka një falënderim për të gjithë ata që e përkrahen.

“Po, e kam parë që e kanë shpërndarë shumë njerëz videon e golit dhe më kanë shkruar shumë mesazhe private. I falënderoj shumë për mbështetjen”, deklaroi futbollisti i Luganos, transmeton Telegrafi.

Me të rinjtë e Luganos, sezoni që lamë pas ishte shpërthyes për Kryeziun. 20-vjeçari, shënoi 19 gola në po kaq ndeshje me grupmoshen U-21 të skuadrës zvicerane.

Pas paraqitjeve fantastike dhe golit ndaj Interit, Kryeziu shpreson se do të ketë me shumë hapësira në ekipin A të Luganos.

“Trajneri pas ndeshjes më uroi për golin dhe më tha “bravo, vazhdo kështu”. Normal, besoj se do të kem më shumë hapësirë këtë sezon dhe të kem rezultate sa më të mira”, shtoi talenti nga Kosova.

Ish-reprezentuesi i Kombëtares U-19 te Kosovës, ishte prej me te merituarve për kalimin ne Elite Round te “Dardaneve te rinj”. Ai shënoi 5 gola ne 6 ndeshje, nën urdhrat e trajnerit Ramiz Krasniqi. Pavarësisht kësaj, ai nuk u ftua nga Kombëtarja U-21.

Vitin që shkoi, Leotrim Kryeziu u transferua nga Drita te Lugano, duke bërë hapin e parë të madh në karrierë.

Me formën aktuale dhe efikasitetin para portës, 20-vjeçarin shpejt mund ta shohim në ndonjë klub më të madh, e pse jo edhe duke mbrojtur ngjyrat e Kombëtares A të Kosovës./RTV dukagjini/Telegrafi/