LAJMI I FUNDIT:

De Sciglio shënoi golin e parë në karrierë: Nuk dija as si të festoja (Video)

De Sciglio shënoi golin e parë në karrierë: Nuk dija as si të festoja (Video)
TURIN, ITALY - NOVEMBER 26: Mattia De Sciglio of Juventus celebrates after scoring his team second goal during the Serie A match between Juventus and FC Crotone at Allianz Stadium on November 26, 2017 in Turin, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Mbrojtësi i Juventusit, Mattia De Sciglio, ka thënë se nuk dinte as si të festonte, pasi e shënoi golin e tij të parë në karrierë.

Në ndeshjen e tij të 173-të karrierë, me klube dhe me përfaqësuesen, italian dërgoi një goditje të nga jashtë zone për ta realizuar golin e dytë të Bianconerëve në fitoren prej 3-0 kundër Crotones.


Juve kthehet te fitorja dhe u qëndron hije liderëve (Video)
Lexo po ashtu Juve kthehet te fitorja dhe u qëndron hije liderëve (Video)

“Shënimi i atij goli ishte një ndjenjë e jashtëzakonshme dhe madje nuk e dija as si të festoja”.

(Foto: Getty Images)

“Të gjithë bashkëlojtarët vrapuan drejt meje, duke e përfshirë edhe Gigi Buffonin, i cili vrapoi gjatë në fushë për të më përqafuar”.

“Ishte një moment emocionues, mirëpo prezenca e Buffonit aty e bëri akoma më të mirë. Një mbrëmje e mrekullueshme”.

“Ata më thanë po ashtu se duhej t’ia paguaja darkën gjithë skuadrës!”, ka treguar De Sciglio për Sky Sport Italia.

(Foto: Getty Images)

De Sciglio u largua nga Milani gjatë verës, pasi vazhdimisht kritikohej nga tifozët për mungesë vendosmërie dhe përkushtimi.

Me fitoren ndaj Crotones, Juventusi iu kthye fitores në Serie A, pas humbjes së papritur nga Sampdoria. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori