LAJMI I FUNDIT:

De Ligt, Maguire, Pepe, Malcom – këto janë zhgënjimet më të mëdha deri më tani nga super blerjet e verës

De Ligt, Maguire, Pepe, Malcom – këto janë zhgënjimet më të mëdha deri më tani nga super blerjet e verës

Afati kalimtar i transferimeve të kësaj vere pati shumë lëvizës me emra të mëdhenj që ndërruan klube.

Por, edhe pse kanë kaluar më shumë se dy muaj të këtij sezoni, ka disa emra apo nënshkrime të spikatura që deri më tani nuk kanë arritur ta tregojnë vetën në klubet e tyre të reja.


Disa prej tyre nuk kanë gjetur vend në formacionin bazë, por ka edhe nga ata që kanë luajtur, por nuk kanë arritur të japin aq të dinë.

Gazeta spanjolle AS i ka renditur shtatë zhgënjimet më të mëdha deri më tani në këtë sezon.

Matthijs de Ligt (Juventus)

Juventusi e bleu nga Ajaxi për 85.5 milionë euro pas një lufte të fortë me PSG, Barcelona dhe Manchester United.

Pas sezonit të tij fenomenal vitin e kaluar me Ajaxin, ishte e vështirë të ruhej ai nivel.

20-vjeçari ka luajtur pesë ndeshje në Serie A dhe dy ndeshje në Ligën e Kampionëve, ku është zëvendësuar dy herë dhe ka marrë dy kartonë të verdhë.

Harry Maguire (Manchester United)

Maguire deri më tani nuk ka arritur të vulosë autoritetin e tij në Old Trafford dhe të demonstrojë nivelin që e shtyri Unitedin ta blejë për 87 milionë euro.

Ish-lojtari i Leicester ka qenë një startues i padiskutueshëm në ekipin e United që e ka startin e tij më të keq në 30 vitet e fundit.

Mbrojtësi 26-vjeçar nuk ka arritur ende të shënojë një gol edhe pse njihet për lojën në ajër.

Nicolas Pepe (Arsenal)

Lille e shiti Pepen për 80 milionë euro këtë verë, por ai ende nuk ka arritur ta tregojë formën e tij më të mirë te Arsenal me Unai Emeryn.

Anësori 24-vjeçar ka arritur të shënojë vetëm një gol për Topçinjtë.

Ai është ende shumë larg nga lojtari që shënoi 22 gola për Lillen sezonin e kaluar.

Adrien Rabiot (Juventus)

Rabiot u largua si i lirë nga PSG, ndërsa ka qenë i lidhur shumë me Barcelonën gjatë sezonit të kaluar.

24-vjeçari premtues shpresonte se mund të gjente një vend për veten e tij në Torino, por ende nuk ka arritur ta bindë trajnerin e Juves, Maurizio Sarrin.

Ai ka patur vetëm tre paraqitje në Serie A – dy si startues – dhe një paraqitje 12-minutëshe në Ligën e Kampionëve.

Tanguy Ndombele (Tottenham)

60 milionë euro që Tottenham pagoi te Lyon për Ndombelen ende nuk janë treguar si investim me vend.

Spurs aktualisht po kalon një situatë të keqe nën epokën Pochettinos.

Malcom (Zenit Petersburg)

Malcom nuk arriti të bënte përshtypje te Barcelona pasi kaloi për 41 milionë euro në Camp Nou në verën e vitit 2018.

Ai pastaj kaloi te Zenit pas vetëm një sezoni në Spanjë.

Dhe fatet e tij deri më tani nuk duken shumë të ndritshme me klubin rus. Dhe më e keqja për anësorin brazilian, është se ai iu nënshtrua abuzimeve raciste nga një pjesë e tifozëve të Zenitit që në debutimin e tij kundër Krosnodar.

Joao Cancelo (Manchester City)

Që kur e bëri transferimin prej 65 milionë eurove te City nga Juve, Cancelo e ka gjetur veten si një zëvendësues nën drejtimin e Pep Guardiolas në Ligën Premier.

Ai luajti në humbjen kundër Wolves 2-0 në shtëpi.

Cancelo kishte një paraqitje të dobët në të majtë dhe, siç qëndron puna, vështirë se do të gjejë vend në formacionin e Guardiolas.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon

Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon "një strukturë të re të pronësisë" të Real Madridit

La Liga
Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Xhudo

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Premier League
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Kalo në kategori