LAJMI I FUNDIT:

De Bruyne këshillon Mbappen të transferohet te Real Madridi

De Bruyne këshillon Mbappen të transferohet te Real Madridi

Kapiteni i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, ka hedhur një aluzion të madh për transferimin e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.

De Bruyne u pyet për pikëpamjen e tij se ku do të luajë Mbappe këtë sezon dhe në vijim, si pjesë e një vështrimi drejt fituesit të Topit të Artë 2023.


Reprezentuesi belg konfirmoi se shoku i skuadrës Erling Haaland është zgjedhja e tij për çmimin individual pas një sezoni të parë të bujshëm në Etihad.

Mbappe refuzoi një ofertë të re rinovimi nga Paris Saint-Germain
Lexo po ashtu Mbappe refuzoi një ofertë të re rinovimi nga Paris Saint-Germain

Si pjesë e pikës më të gjerë në betejat e ardhshme për Topin e Artë, De Bruyne beson se “Haaland vs Mbappe” do të jetë gara kyçe, nëse ky i fundit bashkohet me Real Madridin.

“Nuk e di se ku do të luajë Mbappe këtë sezon. Mendoj se është më e vështirë për Mbappe të fitojë një Top të Artë në PSG. Ka zëra se ai mund të shkojë te Real Madrid, mbase kjo do ta vendoste atë në vend të parë, përpara Erling Haaland”, ka thënë De Bruyne për Sky Sports.

Mbappe është lidhur shumë me një transferim të lirë te Real Madrid në vitin 2024, pasi refuzoi një zgjatje të kontratës për të qëndruar në Paris Saint-Germain.

Marrëveshja e tij aktuale me PSG-në skadon në fund të sezonit 2023/24, dhe pavarësisht optimizmit të ripërtërirë për një rinovim të mundshëm në Paris, ai duket i vendosur t’i bashkohet Los Blancos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori