LAJMI I FUNDIT:

De Biasi në kampionatin botëror me Australinë

De Biasi në kampionatin botëror me Australinë

Flamuri i Italisë do të mungojë mes kombëtareve finaliste në Botërorin e verës së ardhshme në Rusi, por në turneun prestigjioz, ndoshta do të ketë përfaqësues nga vendi i Apenineve.

Pas eksperiencës negative në pankinën e Alaves, që kulmoi me shkarkimin pas dy muajsh, Gianni De Biasi ka pranuar se po mendon ofertën e Australisë për të qenë në pankinë duke nisur nga viti 2018, e duke përfshirë dhe Botërorin.

“Më kontaktuan disa skuadra…dhe Crotone ishte e fundit. Për sa i përket Australisë, kjo është një tratativë e nisur që në verë”, ka thënë De Biasi, shkruan Top Channel.

“Jam takuar me përfaqësues të Federatës, por nuk ka ende diçka konkrete. Jam në listë në rast se do të më zgjedhin, por jam i bindur që do të kem sukses, gjykuar dhe nga 5 vitet në Kombëtaren shqiptare”, tha Gianni De Biasi.

“Te Shqipëria kam fituar maturi dhe eksperiencë të rëndësishme në drejtimin e grupit në nivel ndërkombëtar. Atje kam marrë vizibilitet”, shtoi De Biasi.

Ai la të hapur gjithashtu mundësinë për t’u rikthyer në diskutim si kandidat për pankinën e Italisë.

“Shikoj që kandidohen shumë njerëz, por të drejtosh një kombëtare është krejt tjetër nga një klub. Nëse dikush nga Federata do më kontaktojë, do ta pres me krahë hapur”, tha tekniku italo-shqiptar.

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich po

Bayern Munich po "peshkon" te Chelsea, lojtari i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Bundesliga
Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Boks
Kalo në kategori