0Shares

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar. 

Bukuroshja jonë po vazhdon me sukses të shfaqet në koncerte të ndryshme si dhe të punojë në projekte të reja muzikore.

Por duket se jo çdo gjë po shkon më së miri për këngëtaren pasi që në jetën sentimentale po ka probleme të vogla.

Ssiç raporton tabolidi britanik “The Sun”, i dashuri i saj britanik Isaac Carew ka tradhtuar 22-vjeçaren me vajzë tjetër në klub të natës.

Në një video që e ka siguruar ky tabolidi, , ish-modeli i shndërruar në kuzhinier shihet në një vallëzim mjaft intim me një zeshkane të panjohur.

Madje, për ironi të fatit gjersa vallëzonin në prapavijë dëgjohet kënga më e re e Duas, “One Kiss”, të cilën e solli në bashkëpunim me DJ Calvin Harris.

Theksojmë se një javë më parë dyshja i ishte rikthyer lidhjes pas disa muajsh të ndarë ndërsa Dua kishte publikuar në rrjetet sociale fotografi të Carewt të shoqëruara me thënie filozofike rreth lidhjeve.

Videon në të cilën është raportuar tradhtia e të dashurit të Duas mund ta shihni KËTU.

From the archives. Malibu. January 2015.

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on Jun 11, 2018 at 12:09pm PDT

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)