Kim Kardashian dhe Pete Davidson darkuan me stil mbrëmjen e së martës, teksa morën pjesë në një darkë në shtëpinë e themeluesit të kompanisë Amazon të Jeff Bezos, në vlerë 175 milionë dollarë (afro 160 milionë euro) në Los Angeles.

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” dhe i dashuri i saj 28-vjeçar u panë duke mbërritur në shtëpinë e miliarderit me një veturë të bardhë luksoze, shkruan DailyMail.

Treshja duket se ia kaluan vërtet mirë bashkë, pasi ata qëndruan së bashku për disa orë përpara se Kim dhe Pete të shiheshin duke u larguar nga prona me të njëjtën makinë.

Është e paqartë nëse kishte të ftuar të tjerë të famshëm në mbledhje, por të pranishëm ishin të paktën dy miliarderë, pasi Revista “Forbes” e emëroi Kimin si miliardere në prill të vitit 2021 falë suksesit të perandorisë së saj të veshjeve “Skims”.

Kim më parë u shoqërua me Bezos në Met Gala 2019, ku të dy u fotografuan teksa diskutonin për ngjarjen e mbajtur aso kohe në New York, ku Kim kishte marrë pjesë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj i atëhershëm, Kanye West.

Pas mbrëmjes me Bezos të mërkurën, Kim dhe Pete u kthyen me veturë në një hotel në Beverly Hills ku po qëndron komediani, thuhet sipas tabloidit TMZ.

Një burim i tha mediumit se Pete ka punuar së fundmi në Kaliforni dhe duket se po shfrytëzon çdo mundësi që mund të gjejë për të vizituar të dashurën e tij, e cila e ka vizituar gjithashtu në qytetin e New Yorkut kur e lejon orari i saj.

TMZ gjithashtu vuri në dukje se Kim u takua me figura të tjera të profilit të lartë në fillim të javës.

Kim Kardashian shfaqet sërish e tëra në të zezë, teksa i dashuri i saj mundohet të fshehë njohjen në publik përmes maskimit Kim Kardashian shfaqet sërish e tëra në të zezë, teksa i dashuri i saj mundohet të fshehë njohjen në publik përmes maskimit

Të hënën, 41-vjeçarja u pa duke darkuar në kafenenë “Hot & Cool” të Los Angelesit me ish-sekretaren e shtetit amerikan, Hillary Clinton dhe vajzën e saj Chelsea Clinton.

Të treja po regjistronin një episod të serisë së dokumentarëve të “Clintons Gutsy Women”, të quajtur sipas një libri të vitit 2019 që Hillary dhe Chelsea shkruan bashkë, i cili fokusohej te gratë e rëndësishme dhe krijueset e ndryshimeve.

Faqja e internetit e “Hot & Cool Cafe” thotë se “ngre rininë e pashërbyer dhe të burgosurit e mëparshëm përmes mundësive për punësim dhe trajnime për punë”, gjë që duket të jetë me interes për Kimin, pasi ajo e ka bërë reformën e burgjeve një nga projektet e saj të pasionit.

Gjatë administratës së mëparshme, Kim loboi te ish-presidenti Donald Trump për të nënshkruar Aktin e Hapit të Parë, i cili u jep gjyqtarëve më shumë diskrecion në caktimin e dënimeve më të shkurtra dhe e bën më të lehtë për individët e burgosur që të bëjnë kërkesë për uljen e dënimeve, ndër ndryshime të tjera.

Më e madhja e familjes Kardashian - Kourtney, duket provokuese në setin e ri fotografik ndërsa thuhet se është e zemëruar me motrat e saj Më e madhja e familjes Kardashian - Kourtney, duket provokuese në setin e ri fotografik ndërsa thuhet se është e zemëruar me motrat e saj

Në fillim të këtij muaji, Kim dhe Pete ishin në ishujt Bahamas për një pushim tropikal, megjithëse duket se po argëtohen më shumë në shtëpi tani.

Marrëdhënia e çiftit filloi menjëherë pasi ajo bëri debutimin e saj si prezantuese në “Saturday Night Live”, e cila përfshinte një skeç, ku ajo dhe prezantuesi Pete Davidson duhej të putheshin.

Çifti duket më serioz se kurrë pas udhëtimit të tyre në shtëpinë e Bezos, por bashkëshorti i Kimit, Kanye West, i cili ka ndryshuar ligjërisht emrin e tij në Ye, u ka thënë miqve se lidhja e tyre është thjesht një marifet publiciteti, sipas The Sun.

“Kanye u ka thënë miqve se ende ndihet i ‘ndrydhur’ nga Kim edhe pse ata janë të ndarë”, pohoi një burim.

“Ai ndjen se ka mbajtur shumë gjëra të heshtura për të dhe i pëlqen të thotë mendimin e tij, kështu që ndihet i ndrydhur”, tha burimi.

Ata shtuan se interpretuesi i hitit “Donda”, ‘beson se marrëdhënia e saj me Pete Davidson është e rreme. Ai beson se femrat e klanit Kardashian krijojnë linja historish për jetën e tyre dhe ai është i mërzitur nga kjo”.

“Ai mendon se ajo do të bëjë krejtësisht të kundërtën e tij për ta mërzitur dhe kjo e pengon atë”, shtoi i brendshmi.

Burimi tha gjithashtu se Kanye e ka shpërfillur ndjenjën e stilit të Pete-s, duke thënë se ai mendon se kjo ‘ndikon në të gjithë punën që ai bëri me Kimin’ në zgjedhjet e saj të modës.

Burimi pretendoi se Kanye shqetësohet se fëmijët e tij do të bëhen një ‘mini Paris Hilton’ për shkak të mënyrës sesi i vesh tani nëna e tyre, dhe ai gjithashtu thuhet se është i shqetësuar për vajzën e tij të madhe, North, tetë vjeçe, që ka një llogari në TikTok.

Ish-çifti kanë së bashku tre fëmijë të tjerë: Saint, gjashtë vjeç; Chicago, katër vjeçe; dhe Psalmi, dy vjeç. /Telegrafi/