LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian shfaqet sërish e tëra në të zezë, teksa i dashuri i saj mundohet të fshehë njohjen në publik përmes maskimit

Kim Kardashian shfaqet sërish e tëra në të zezë, teksa i dashuri i saj mundohet të fshehë njohjen në publik përmes maskimit

Romanca e tyre dy bregdetare po lulëzon vetëm disa muaj pasi u takuan për herë të parë në xhirimet e emisionit ‘Saturday Night Live’, kur ajo ishte nikoqire e një prej episodeve.

Dhe Kim Kardashian dukej se ishte në gjendje të mirë shpirtërore në një mbrëmje aventureske me të dashurin e ri Pete Davidson në Los Angeles të mërkurën në mbrëmje.


41-vjeçarja kishte veshur një ansambël tërësisht të zi, gjersa ishte e shoqëruar nga i dashuri dhe motra e saj Khloe, shkruan DailyMail.

Kim kishte të veshur një xhup të zi me kapuç dhe geta të zeza të ngushta deri në lëkurë, të kombinuara me një palë çizme të gjata deri në kofshë.

Ajo i kishte lidhur flokët e saj të zeza në një model forme topuz dhe mbante një palë syze dielli të errëta mbi sytë e saj pavarësisht orës së vonshme.

Davidson përputhej me të dashurën e tij miliardere, pasi kishte veshur një xhup të zi me kapuç sipër bluzës së tij të bardhë.

Ai kishte veshur një palë xhinse blu të çelët, dhe një palë atlete të bardha ndërsa pinte duhan përpara se të shkonte në dhomën e rezervuar për anëtarët e familjes.

Çifti u mblodh për darkë, gjersa mbërritën në restorant me veturën “Mercedes Benz Maybach” të Kim-it të vitit 2021. Kanye thuhet se i ka dhuruar Kim pesë ‘Maybach’ për Krishtlindje në vitin 2020, sipas tabloidit TMZ.

Khloe, 37 vjeçe, ishte e veshur tërësisht të zezë, me një xhaketë ‘bomber’ për t’u kombinuar me getat e saj të zeza dhe atletet e markës “Nike”.

Vetëm një natë më parë, çifti morën pjesë në një darkë në rezidencën e themeluesit të kompanisë “Amazon”, Jeff Bezos, me vlerë 175 milionë dollarë në Los Angeles, përpara se të ktheheshin përsëri në hotelin e “Davidson” në Beverly Hills.

Khloe Kardashian po i tregon ish-të dashurit që e tradhtoi se 'çfarë ka humbur', duke shfaqur linjat e saj të bujshme të trupit në daljen e fundit
Lexo po ashtu Khloe Kardashian po i tregon ish-të dashurit që e tradhtoi se 'çfarë ka humbur', duke shfaqur linjat e saj të bujshme të trupit në daljen e fundit

Një burim i tha TMZ se Pete ka punuar së fundmi në Kaliforni dhe duket se po shfrytëzon çdo mundësi për të vizituar të dashurën e tij, e cila gjithashtu e ka vizituar atë në qytetin e New Yorkut kur e lejon orari i saj.

Kim dhe Pete u takuan për herë të parë kur ajo ishte prezantuese në një nga episodet e “Saturday Night Live” në tetor dhe dhuruan puthjen e tyre të parë gjatë një skeçi, ku ata luanin rolet e Aladdin dhe Jasmine.

Ajo ka fluturuar në New York për të qenë pranë tij në vendlindjen e tij, në Staten Island, dhe ai është parë në Kaliforninë Jugore pas udhëtimit të tyre të stuhishëm në Bahamas, me burime që thonë se: “Ai e pëlqen shumë dhe e thërret gjithmonë ‘vajzën e tij’”.

Kim paraqiti kërkesën për divorc nga Kanye West në shkurt të vitit 2021 pas gati shtatë vitesh martesë dhe paraqiti një mocion në dhjetor për të ndërprerë ligjërisht statusin e saj martesor dhe për t’u deklaruar beqare.

Ish-çifti ka katër fëmijë: North, tetë vjeçe, Saint, gjashtë vjeç, Chicago, katër vjeçe dhe Psalm, dy vjeç.

Dhe Kanye, i cili ligjërisht ndryshoi emrin e tij në Ye vitin e kaluar, së fundmi ka nisur një lidhje të rem e aktoren “Uncut Gems”, Julia Fox. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Kalo në kategori