“Kjo është gjyshja Miki”, Tringa i tregon Mihrije Brahës se është në pritje të ëmbël

Një ditë pasi u bë e ditur se Tringa, nusja e djalit të Naim Abazit dhe Mihrije Brahës, është në pritje të ëmbël, është publikuar edhe momenti kur ajo ua ka treguar lajmin gjyshërve të ardhshëm.
Tringa kishte zgjedhur një mënyrë spontane për t’ia bërë të ditur lajmin Mihrijes. Kjo e fundit mendonte se po xhironin një tjetër përmbajtje për rrjetet sociale, siç ndodh shpesh.
Por, situata mori një tjetër drejtim kur Tringa tha: “Kjo është gjyshja Miki”.

Mihrija mbeti për disa çaste pa fjalë, ndërsa menjëherë pasi kuptoi se bëhej fjalë për një lajm të vërtetë dhe jo për një shaka apo pjesë të videos, reagoi me emocione.
Përqafimi mes tyre e bëri edhe më të veçantë momentin, duke reflektuar gëzimin për lajmin e madh.
Me ardhjen e fëmijës, Mihrije dhe Naim Abazi do të bëhen gjyshër për herë të parë. Lajmi për shtatzëninë e Tringës është pritur me shumë urime edhe nga miq e kolegë të çiftit të njohur të estradës. /Telergafi/

















































