LAJMI I FUNDIT:

Dardan Berisha: Atmosfera është shumë e mirë, do ta japim maksimumin

Dardan Berisha: Atmosfera është shumë e mirë, do ta japim maksimumin

Përfaqësuesja e Kosovës të shtunën ka udhëtuar për në Debrecen të Hungarisë, ku do të qëndroj deri më 28 nëntor në përgatitje të përbashkëta për të udhëtuar më pas për në Oradea.

Basketbollistët tanë më 29 nëntor do të përballet me Rumaninë në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Eurobasket 2021.

Përfaqësuesja e Kosovës i ka zhvilluar seancat e para stërvitore ndonëse jo e kompletuar, pasi që ende është në pritje të basketbollistëve që luajnë jashtë vendit për t’u bashkuar me ekipin.

Sidoqoftë, kapiteni Dardan Berisha janë shprehur optimist për dy ndeshjet e radhës, falë edhe atmosferës shumë të mirë që është duke mbretëruar në skuadër, por edhe formës së mirë të lojtarëve.

“Kemi filluar me përgatitje, ndërsa që po presim të na bashkohen edhe basketbollistët tjerë. Atmosfera është shumë e mirë. Sigurisht që të gjithë do ta japim maksimumin tonë dhe shpresojmë të paraqitemi sa më mirë në këto ndeshje shumë të rëndësishme”, tha Berisha.

Lajmi i keq për Kosovën është lëndimi i plejmejkerit amerikan Malcolm Amstad, paraqitja e të cilit është në dyshim, pasi që amerikani i natyralizuar së fundi është lënduar në fundjavë në ndeshjen e ekipit të tij, Büyükçekmece në kuadër të Superligës së Turqisë.

Duhet theksuar se Kosova më 29 nëntor do të përballet me Rumaninë në qytetin Oradea, kurse më 2 dhjetor në Gjevgjeli do të ballafaqohet me Maqedoninë.

Kosova më 13 shtator në shtëpi të vet është mposhtur nga Maqedonia me rezultat 76:73, derisa kjo e fundit ka triumfuar edhe ndaj Rumanisë me shifrat 90:76 dhe kështu i prin Grupit B.

Trajneri i Kosovës, Mulaomerovic: Kemi probleme me lëndimet e basketbollistëve amerikanë
Lexo po ashtu Trajneri i Kosovës, Mulaomerovic: Kemi probleme me lëndimet e basketbollistëve amerikanë

Kosova në ndeshjen e fundit në kuadër të kësaj faze parakualifikuese do të përballet me Rumaninë në Prishtinë më 24 shkurt 2019.

Fituesi i këtij grupi do të kualifikohet në kualifikime për Eurobasket 2021 që do të fillojnë në nëntor të vitit të ardhshëm, kurse dy kombëtaret e tjera e kanë edhe një shans tjetër për t’u kualifikuar, por nëpërmjet një raundi shtesë që do të luhet në gusht të vitit 2019. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori