Danilo është bërë lojtar i ri i Juventusit si pjesë e marrëveshjes që e dërgoi Joao Cancelon te Manchester City.
Ai ka pohuar se ndihet i lumtur me lëvizjen e fundit teksa ka folur edhe për ribashkimin me Alex Sandron, me të cilin kishte luajtur te Porto.
“Jam i lumtur që jam këtu dhe më kanë dhënë një mirëseardhje shumë të ngrohtë”, tha braziliani gjatë prezantimin në konferencë për shtyp.
🗣🎙RECAP⎮@2DaniLuiz: "The right moment to be here."
➡️https://t.co/44ggUucVBC#WelcomeDanilo pic.twitter.com/u6BfBDry9p
— JuventusFC (@juventusfcen) August 13, 2019
“Sigurisht, unë fola me të gjatë bisedimeve, ai më dha disa tregues shumë të saktë për klubin, filozofinë dhe mënyrën se si ata punojnë këtu. Alex Sandro është një person i rëndësishëm për mua, ne jemi miq për 10 vjet”, pohoi mbrojtësi.
Ai më tutje deklaroi se i pëlqen stili i lojë që aplikon trajneri, Maurizio Sarri, i cili pritet ta ndihmojë në karrierën e re futbollistike.
“Më pëlqen stili i futbollit i Sarrit dhe nuk mendoj se do ta kem të vështirë t’i përshtatem asaj që ai kërkon. Unë e di se mbrojtja është shumë e rëndësishme në Itali, por unë jam 28 vjeçar dhe jam i hapur për të mësuar ndonjë gjë për t’u bërë një lojtar edhe më i mirë”.
“Sarri më kërkoi të jem i kujdesshëm gjatë mbrojtjes, por edhe të luaja më i lirë dhe të shpreh gjithë potencialin tim në sulm. Atij i pëlqen ta kontrollojë topin dhe unë e di nga përballja me ta se Napoli dhe Chelsea ishin kundërshtarë shumë të vështirë. Unë jam i gatshëm të mësoj dhe të zhvillohem çdo ditë”, tha braziliani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën