LAJMI I FUNDIT:

Danezët barazojnë me Eriksen, por Kosova e kthen epërsinë me Celinën

Danezët barazojnë me Eriksen, por Kosova e kthen epërsinë me Celinën

Pjesa e dytë ka nisur me ritëm të lartë me danezët që bën katër ndërrime.

Janë futur në lojë emra si Chritian Eriksen,Simon Kjaer dhe Kasper Doberg.


Ishte pikërisht Eriksen që shënoi nga pika e bardhë në minutën e 62-të.

Por Kosova reagoi shumë shpejt.

Ishte një kundërsulm i bukur me Zhegrovën, Zenelin dhe Celinën.

Ky i fundit pranoi një top në zonë dhe gjuajti fuqishëm për ta mposhtur portierin danez  Kasper Schmeichel. /Telegrafi/