LAJMI I FUNDIT:

Dallku thotë se Llapi nuk e rrezikoi Dukagjinin në asnjë moment

Dallku thotë se Llapi nuk e rrezikoi Dukagjinin në asnjë moment
(Foto: Facebook/KF Dukagjini (Klinë) Nikollë Quni)

Ndeshja në mes të Dukagjinit dhe Llapit e zhvilluar të dielën përfundoi pa gola në kuadër të javës së 17-të në BKT Superligën e Kosovës.

Trajneri i skuadrës nga Klina, Armend Dallku, ka thënë se skuadra e tij ka merituar fitoren në përballje kundër asaj nga Podujeva.


Ai ka përgëzuar futbollistët për angazhimin në kundër llapjanëve.

“Duke pasur parasysh rastet e krijuara, Dukagjini la dy pikë. Kundërshtari nuk na rrezikoi asnjë moment”, ka thënë Dallku pas ndeshjes për ArtSport.

“Kishim mungesa në ekipin bazë, ndërsa kemi qenë të mangët në bankë”.

“Përgëzoj lojtarët për angazhimin, ndërsa neve na mbetet në ndeshjen e fundit për të marrë maksimumin e pikëve që në pushim të shkojmë me fitore dhe t’i analizojmë gjërat se ku kemi gabuar dhe ku mund të përmirësohemi”, përfundoi strategu i Dukagjinit. /Telegrafi/