LAJMI I FUNDIT:

Dalin pamjet shokuese se si Lima kafshohet nga Severino – ky i fundit eliminohet direkt nga UFC

Dalin pamjet shokuese se si Lima kafshohet nga Severino – ky i fundit eliminohet direkt nga UFC

Në Las Vegasu mbajt nata e UFC Fight e quajtur “UFC Vegas 89”, lufta kryesore e së cilës ishte në kategorinë e peshave fluturuese (nga 52 në 61 kilogramë) midis ish-kampiones së botës në kategorinë e peshave të lehta (nga 48 në 52 kilogramë) Rosa Namajunas dhe Amanda Ribas. Ish-kampionja e UFC-së fitoi me vendim unanim (49:46, 49:46, 48:47) pas pesë raundeve, duke i dhënë fund një serie prej dy humbjesh radhazi.

Mirëpo, historia e mbrëmjes vjen nga “nënkartoni” i kësaj ngjarjeje. Luftëtari brazilian Igor Severino debutoi në organizimin më të mirë në botë MMA kundër bashkatdhetarit Andre Lima dhe e humbi luftën në një mënyrë të pabesueshme.


Ai u skualifikua në raundin e dytë pasi kafshoi krahun e kundërshtarit. Lëvizja e pashpjegueshme dhe jonormale e Severinit u sanksionua menjëherë nga arbitri Chris Tognoni dhe presidenti i UFC i dha menjëherë një suspendim brazilianit.

“Nëse jeni të frustruar dhe dëshironi një rrugëdalje nga një luftë, ka shumë mënyra për ta bërë atë, por gjëja më e keqe që mund të bëni është të kafshoni kundërshtarin tuaj. Tani Severino do të suspendohet dhe do të humbasë mundësinë më të mirë të jetës së tij”, deklaroi presidenti i organizatës Dana White.

Para se t’i bashkohej UFC-së, Severino ishte i pamposhtur në shtatë paraqitje deri më tani, dhe videon e lëvizjes së tij të pabesueshme që i kushtoi atij një kontratë në organizatën më të mirë në botë MMA mund ta shikoni më poshtë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori