LAJMI I FUNDIT:

Dajën e kënaq fitorja ndaj Feronikelit dhe tani mendon për çerekfinalen e Kupës

Dajën e kënaq fitorja ndaj Feronikelit dhe tani mendon për çerekfinalen e Kupës

Ballkani me lehtësi ka arritur fitore në xhiron e 25-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Reklama

Suharekasit kanë mposhtur me rezultat të thellë, 6-0 skuadrën e Feronikelit duke vazhduar të vetëm kryesimin në elitën e futbollit kosovar.

Pas ndeshjes, kryetrajneri i Ballkanit, Ilir Daja tha se ishte i detyruar që të fuste në ndeshje lojtarët titullar.

“Pas hapit fals në xhiron e kaluar, ishim të detyruar të fusnim lojtarët titullar. Është pozitive fakti që e kemi qarkulluar topin që nga fillimi i pjesës së parë”, tha fillimisht ai.

Në mesjavë, Ballkani e pret Prishtinën në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll, ndërsa Daja thekson se elementi kryesor në atë ndeshje duhet të jetë përqendrimi.

“Kupa e ka një specifikë ndryshe nga kampionati. Një takim ku duhet të jemi të fokusuar. Prishtina ka cilësi në skuadër. Elementi kryesor në atë ndeshje duhet të jetë përqendrimi”.

Ballkani kthehet te fitoret, mposhtë me lehtësi Feronikelin
Lexo po ashtu Ballkani kthehet te fitoret, mposhtë me lehtësi Feronikelin

“Besoj se në fazën e mbrojtjes jemi mirë duke parë që me gjithë kundërshtarët që kemi luajtur, kanë pasur pak hapësira për të ardhur deri te goli. Ne duhet t’i konkretizojmë rastet që i kemi në fazën e sulmit, në mënyrë që ta ngremë Ballkanin në një tjetër nivel”, u shpreh Daja.

Me fitoren e sotme, Ballkani tashmë vazhdon të kryesojë i vetëm në tabelë me 48 pikë, ndërsa Feronikeli mbetet vendin e fundit me vetëm 11 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë lidhje ka Guardiola me liderin e La Ligës, Gironan, klubi që ka më shumë pikë se Man City

Çfarë lidhje ka Guardiola me liderin e La Ligës, Gironan, klubi që ka më shumë pikë se Man City

La Liga
Jose Mourinho nuk i la vetëm lojtarët që shkuan të përshëndesnin tifozët e Romës pas humbjes turpëruese

Jose Mourinho nuk i la vetëm lojtarët që shkuan të përshëndesnin tifozët e Romës pas humbjes turpëruese

Serie A
Djokovic bën homazhe për terroristët e vrarë në Kosovë, kërkohet përjashtimi i përhershëm i tij nga tenisi

Djokovic bën homazhe për terroristët e vrarë në Kosovë, kërkohet përjashtimi i përhershëm i tij nga tenisi

Tenis
Juventus mund të nënshkruajë me lojtarin e harruar të Tottenham, por me një kusht

Juventus mund të nënshkruajë me lojtarin e harruar të Tottenham, por me një kusht

Serie A
'Nuk është lojë e ndershme' - Tebas sulmon Real Madridin pas pretendimit të tyre për gjyqtarët

'Nuk është lojë e ndershme' - Tebas sulmon Real Madridin pas pretendimit të tyre për gjyqtarët

La Liga
Tashmë ka një fajtor për katrahurën te Chelsea dhe ai nuk është Pochettino

Tashmë ka një fajtor për katrahurën te Chelsea dhe ai nuk është Pochettino

Premier League
Kalo në kategori