LAJMI I FUNDIT:

Dafina Zeqiri shfaqet tërheqëse në imazhet e reja, shkëlqen e veshur në të bardha

Dafina Zeqiri shfaqet tërheqëse në imazhet e reja, shkëlqen e veshur në të bardha

Dafina Zeqiri po shijon një vit tjetër të suksesshëm dhe tejet të angazhuar sa i përket karrierës së saj muzikore.

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun ndërsa që po vazhdon të mbaj mbrëmje muzikore është gjithashtu duke punuar për projekte të reja.


Krahas kësaj, Dafina është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, ku sjell për fansat imazhe të ndryshme që çdo herë marrin vëmendje.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Kështu ka ndodhur edhe së fundi, kur këngëtarja e hitit “Llafe llafe” postoi disa imazhe të reja në të cilat dukej e mahnitshme.

E veshur në një fustan me ngjyrë të bardhë dhe të shkurtër, artistja ia shtoi hijeshinë dukjes së saj me flokë të gjata në formë valëzimi, vathë në formë rrathësh dhe taka po ashtu të bardha.

Ajo dukej mbresëlënëse dhe tërë shkëlqim, ndërsa pranoi komentet të shumta nga ana e admiruesve dhe miqve të saj.

E lodhur nga angazhimet, Dafina Zeqiri thotë se ka bërë gjashtë orë gjumë brenda dy ditësh: Në këtë pikë jam e mpirë
Lexo po ashtu E lodhur nga angazhimet, Dafina Zeqiri thotë se ka bërë gjashtë orë gjumë brenda dy ditësh: Në këtë pikë jam e mpirë

“Ajo që është e rëndësishme me perlat është gruaja që i mban ato”, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e fotografive duke lënë të kuptohet se janë shkëputur nga xhirimet e klipit të ri.

Kujtojmë që këngëtarja ka njoftuar se është drejt finalizimit të këngës “Dhimbje dhimbje” që pritet të lansohet së shpejti. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Kalo në kategori