Çifti i famshëm turk Beril Pozam dhe Ersin Arici presin fëmijën e parë

Beril Pozam dhe Ersin Arici, aktorët që u bënë të njohur si Suna dhe Abidin në serialin turk “Yali Çapkini”, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Çifti e bëri të ditur lajmin në përvjetorin e dytë të martesës, duke publikuar një fotografi nga dasma dhe më pas një imazh të ekografisë së bebes.
Pozam, 30 vjeçe, raportohet se është në muajin e tretë të shtatzënisë, derisa gjinia e foshnjës ende nuk dihet.
Dashuria mes tyre nisi gjatë xhirimeve të serialit.
Fillimisht u afruan si miq, por marrëdhënia e tyre me kalimin e kohës u shndërrua në dashuri.
Ata u martuan më 19 gusht 2024 në Stamboll, në një ceremoni ku morën pjesë familjarë, miq dhe shumë kolegë të serialit.
Pas shtatzënisë, Pozam pritet të bëjë një pauzë nga aktrimi për t’iu përkushtuar shtatzënisë dhe mëmësisë.
Ndërkohë, Ersin do të vazhdojë angazhimet e tij profesionale dhe pritet të marrë pjesë në serialin “Uzak Sehir”.
Kështu, historia e dashurisë që nisi në setin e serialit po hyn në një kapitull të ri, këtë herë me ardhjen e fëmijës së tyre të parë. /Telegrafi/
















































