Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, po vazhdon të jetë shumë aktive në muzikë.

Përveç koncerteve të shumta muzikore, ajo po punon edhe për të sjell këngë të reja.

Dafina së fundmi publikoi në rrjetin social Instagram, disa fotografi të reja që mesa duket janë realizuar gjatë xhirimeve të klipit të ri.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ajo është shfaqur shumë provokuese duke pozuar në sediljet e pasme të një veture, ku shfaqet vetëm në të brendshme.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Këngëtarja ka vënë në pah linjat e saj atraktive dhe tatuazhet e shumta të realizuara përgjatë trupit.

“Ndryshim i shpejtë…skena e ardhshme”, ka shkruar Dafina Zeqiri në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

ndërkohë, të shumta kanë qenë pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve, shumë prej të cilëve po e presin me padurim projektin e ri të saj. /Telegrafi/