eksperti-banner

Pesë persona janë arrestuar në kuadër të një operacioni të Prokurorisë Speciale, që është duke u zhvilluar për hetimin e krimeve të luftës.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, hetimet janë duke u zhvilluar në rastin e njohur si “Reçaku II”.


“Gjatë operacionit janë ekzekutuar urdhër – kontrolle në disa lokacione. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës do të mbajnë një konferencë për media, gjatë së cilës do të ofrohen informacione shtesë lidhur me këtë operacion”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.