eksperti-banner

21-vjeçarja Maria Eduarda Rodrigues de Freitas thuhet se vdiq kur stafi në një aktivitet që njihet si “bungee jumping” e shtyu nga një platformë 45 metra e lartë, pa e lidhur me një litar sigurie.

Incidenti ndodhi në "Urën e Skeleteve" në Limeira, në shtetin e Sao Paulo, Brazil.


Raportohet se gjashtë persona të lidhur me ngjarjen janë arrestuar.





Raportet lokale për atë që ndodhi thonë se dëshmitarët i thanë Policisë Ushtarake se punëtorët me sa duket harruan ta lidhnin atë me një litar sigurie përpara se ta shtynin.

Disa organizatorë thuhet se u larguan me vrap nga vendi i ngjarjes menjëherë pasi ajo ra, dhe autoritetet më vonë gjetën dy persona që kishin ikur me ndihmën e një helikopteri.

Departamenti i Policisë Civile po heton incidentin dhe do të vendosë nëse të dyshuarit e arrestuar do të akuzohen për krime. /Telegrafi/