LAJMI I FUNDIT:

Dafina Dauti thotë se e ka të pamundur ta shpreh dashurinë për ëngjëllin e saj (Foto)

Dafina Dauti thotë se e ka të pamundur ta shpreh dashurinë për ëngjëllin e saj (Foto)

Këngëtarja Dafina Dauti ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor në treg, mirëpo festat e fundvitit do ta gjejnë atë me disa prodhime të reja në muzikë.

Ajo është gjithashtu mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, gjersa numëron me mijëra ndjekës në to.


Dafina ka treguar gjithmonë se ka një lidhje shumë të ngushtë me vajzën e saj Elizabetën, gjersa së fundmi ka publikuar në Instagram një nga bisedat e fundit mes tyre.

Vajza e Dafina Dautit ka filluar të ngjisë hapat në pasarelën e modës (Foto)
Lexo po ashtu Vajza e Dafina Dautit ka filluar të ngjisë hapat në pasarelën e modës (Foto)

Ato shkëmbejnë mesazhe dashurie edhe kur ndodhen larg njëra me tjetrën, përderisa dihet tashmë që Dafina ushëton shumë shpesh për në Frankfurt, atje ku ndodhen edhe të afërmit e saj.

“E pamundur me e shpreh dashurinë për këtë engjull”, shkruan këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/

Kështu bisedojnë mes vete nga largësia Dafina dhe vajza e saj. Foto nga Instagram Story.