LAJMI I FUNDIT:

Dafina Dauti me fotosesion të veçantë me vajzën për fundvit: Festoj së bashku me më të shtrenjtën time (Foto)

Dafina Dauti me fotosesion të veçantë me vajzën për fundvit: Festoj së bashku me më të shtrenjtën time (Foto)

Këngëtarja Dafina Dauti ka realizuar një set fotografik shumë të veçantë për fundvit.

Në studion e fotografit Veton Osmani, Dafina së bashku me vajzën e saj, Elizabetën, kanë realizuar disa fotografi festive, të cilat përkojnë me festat e fundvitit.


“Atmosfera e festave të fundvitit është pjesa ime e preferuar e vitit pasi që krijohet një ambient i ngrohë dhe festiv gjithandej dhe në çdo familje dhe çdo cep mbizotëron dashuria dhe pozitiviteti”, tha Dafina Dauti për Telegrafin.

Këngëtarja Dafina Dauti realizon fotosesion të veçantë me vajzën për fundvit (Foto: Veton Osmani)

Ndërkohë, vajza e saj Elizabeta, dukej tejet e entuziazmuar, teksa po bëhet gati të pranojë dhuratën e fundvitit nga e ëma e saj.

“Edhe Elizabeta sikurse unë këtë periudhë e ka më të preferuarën të vitit vetëm se këtë vit po i mungon bora. Po ashtu edhe shkaku i pushimit dhe përfundimit me sukses të gjysmë-vjetorit si një nxënëse shembullore, dhuratën e vitit të ri do ia dhurojë në natën e ndërrimit të moteve”, thotë më tej këngëtarja.

2017-a ka qenë një vit i ngjeshur me punë dhe angazhime për këngëtaren, e cila solli shumë projekte të reja gjatë këtij viti. Në vazhdimin e bisedës për Telegrafin, ajo e përkufizoi në pika të shkurtra si të suksesshëm vitin që po lëmë pas.

“Viti 2017 ishte shumë i mirë, i suksesshëm. Publikova albumin e parë me këngë dasmash, të kënduara ‘live’ dhe u prit mjaft mirë. Gjithashtu, ishte edhe një sezonë me plot dasma me ç’rast i falënderojë të gjitha familjet për mikpritje, prandaj mund të them se ky vit ka qenë një nga vitet më të bukura për mua, sa i përket jetës time artistike”.

Dafina Dauti dhe vajza e saj Elizabeta (Foto: Veton Osmani)

Nata e datës 31 është data ku të gjithë mezi presin të festojnë. Megjithëse shumë prej këngëtarëve këtë natë janë të angazhuar, Dafina tregoi se atë natë ka ndër mend që ta kremtojë së bashku me familjarët e saj.

“Po besoj sikur shumica e njerëzve do ta kaloj me vajzën dhe familjen time sepse aty buron çdo gjë e mirë dhe kam dëshirë ta mbaroj dhe ta filloj një vit te ri me atë që është më e shtrenjta për mua, e që është Elizabeta, bashkë me familjen time”, përfundoi Dafina Dauti për Telegrafin.

Fotografitë e realizuara për fundvit, Dauti i ndau me fansat në rrjetet sociale, teksa komentet dhe pëlqimet nga ana e tyre ishin të shumta. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Kalo në kategori