LAJMI I FUNDIT:

Curling, sporti që një kanadez dëshiron ta popullarizojë në Kosovë

Curling, sporti që një kanadez dëshiron ta popullarizojë në Kosovë

“Karlingu” është sport olimpik dimëror i cili zhvillohet duke rrëshqitur “gurët” mbi sipërfaqe të akullt, ndërsa sportistët mundohen t’i dërgojnë ata në shënjestër apo sa më afër saj.

Ky sport ka nisur tash vonë të luhet edhe në Kosovë dhe krejt kjo është bërë e mundur nga një qytetar kanadez i cili jeton në Kosovë. Peter Andersen në emisionin “PasDite” me Donika Hysenin në RTV Dukagjini,  thotë ky sport ishte pjesë e jetës së tij që nga mosha tre vjeçare.


Ai thotë se kur ka ardhur në Kosovë i ka munguar ky sport dhe i është dhënë ideja për të filluar me një sport të tillë edhe në këtë vend. Thotë se ka kontaktuar me Federatën Botërore të Kërlingut dhe është siguruar një donacion prej 12 mijë eurove. Më pas ai thotë se kanë bërë disa improvizime në dysheme për t’u treguar kosovarëve se si zhvillohet ky sport.

Sot, Peter thotë se Kosova është anëtare e përkohshme e Federatës Botërore të Kërlingut me kushtin që të zhvillohen disa ndeshje që më pas të fitohet e drejta e anëtarësimit të plotë.

Andersen thotë se ka qenë e vështirë që të gjej një balancë mes punës dhe popullarizimit të këtij sporti në Kosovë. Për të zhvilluar ushtrimet për këtë sport, ai thotë se duhet të shkojnë në Budapest, por shton se kjo nuk është shqetësuese pasi shumë shtete nuk kanë fushat e tyre për zhvillimin e këtij sporti.

Kanadezi thotë se bashkë me te në Kosovë janë edhe gjashtë lojtarë tjerë që kanë luajtur këtë sport mbi akull. Por thotë se aktivitet mjaft i rëndësishëm ka qenë fusha e improvizuar në sheshin “Nëna Terezë” ku rreth pesë mijë fëmijë e kanë provuar këtë sport.

Ai thotë se janë në kërkim të më shumë donacioneve në mënyrë që këtë sport ta promovojnë edhe në shkollat e Kosovës. Synim thotë se mbetet që kosovarët që luajnë jashtë vendit të kthehen dhe ta përfaqësojnë vendin në këtë sport.

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

La Liga
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori