Futbollistët, trajnerët dhe zyrtarët e klubit më të madh të futbollit serb, Crvena Zvezda, janë pritur sot si mbretër nga bashkëkombësit e tyre serbë në Kosovë, ku kanë ardhur për ta zhvilluar një ndeshje humanitare ndaj FK Graçanica, e cila nuk e njeh Federatën e Futbollit të Kosovës, por vetëm atë të Serbisë, shkruan Zëri.

c1(6)


Ekspeditën serbe e ka pritur edhe zëvendëskryeministri serb në Qeverinë e Kosovës, Branimir Stojanoviç, dhe kryetari i Komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiç.

c2(5)

Ndeshja ka filluar në ora 16:00, ndërsa ka ngjall interesim të madh te serbët e Kosovës. /Telegrafi/ 

c7(3)

telegrafi sport app