eksperti-banner

Kanë mbetur edhe tre ditët deri tek El Clasico, por nuk dihet nëse Cristiano Ronaldo mund të luajë në Santiago Bernabeu kundër Barcelonës.

Portugezi, autori i golit të fitores së madrilenëve në Kupën e Botës për Klube kundër Gremios në Emiratet Arabe, nuk ka ushtruar me shokët e tjerë të skuadrës në Valdebebas.


Dhe këtë nuk e bën për ditën e dytë me radhë ndërsa kjo e ka bërë të shqetësohet trajneri Zinedine Zidane.

ron 3

Real Madridi nuk ka dhënë ndonjë shpjegim për këtë apo nëse portugezi ka shqetësime serioze, por është fakt se Cristiano nuk ka qenë nën urdhrat e Zidane në dy seancat e para të para derbit më të madh spanjoll .

Megjithatë, futbollisti më i mirë në botë ka stërvitur ndaras nga bashkëlojtarët dhe mendohet se çdo gjë është në rregull.

Mbetet të shihet nëse CR7 do të luajë në derbin e parë të sezonit mes këtyre dy ekipeve spanjolle.

Ndryshe, Karim Benzema dhe Gareth Bale pritet të startojnë që nga minuta e parë të shtunën në ora 13:00. /Telegrafi/

telegrafi sport app