LAJMI I FUNDIT:

Cristiano Ronaldo është fejuar me të dashurën, Georgina Rodriguez, pas dy vjetësh takime

Cristiano Ronaldo është fejuar me të dashurën, Georgina Rodriguez, pas dy vjetësh takime
Foto: Cristiano Ronaldo/Instagram

Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo thuhet se i ka propozuar të dashurës së tij, Georgina Rodriguez.

Gazeta më e shitur e Portugalisë, ‘Correio da Manha’, ka pohuar se bukuroshja spanjolle ka pranuar dhe ka filluar të provojë veshjet e dasmës. Çifti jetojnë si burrë e grua në në Itali, dhe kanë një vajzë njëvjeçare, Alana Martina, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.


Georgina, e cila ka mbështetur lojtarin e Juventusit në mesin e pretendimeve se ka përdhunuar një grua amerikane në Las Vegas në vitin 2009, po ndihmon atë në rritjen e tre fëmijëve të tjerë të tij.

Georgina Rodriguez thuhet se i ka thënë ‘Po’ propozimit të futbollistit të njohur (Foto: Cristiano Ronaldo/Instagram)

Çifti u fotografua gjatë një darke romantike kohëve të fundit në Londër, ndërsa Goergina ndante me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi, ku tregonte stolitë e saj të mahnitshme të markës ‘Prada’.

‘Correio da Manha’, duke iu referuar Georginës me pseudonimin e saj Gio, citoi përmes një burimi të brendshëm i cili është shprehur duke thënë: “Cristiano ka kërkuar tashmë që Gio që të martohet me të”.

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

“Dasma do të mbahet së shpejti, por pak njerëz i dinë detajet. Gjithçka që është bërë e ditur tashmë është fakti se Gio ka provuar disa veshje të dasmës”, thotë më tej burimi.

Georgina u takua me Cristianon në qershor të vitit 2016 në një dyqan ‘Gucci’ në qendër të Madridit.

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

MailOnline ka kontaktuar me përfaqësuesit e futbollistit për të marrë një koment, por ata nuk kanë pranuar të prononcohen lidhur me këtë çështje.

Cristiano, 33 vjeç, është duke u përballur me disa akuza për përdhunime seksuale, të cilat ai i ka përshkruar si “lajme të rreme” dhe një “krim të neveritshëm”. /Telegrafi/

Cristiano Ronaldo (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Magazina
Sara dhe Bardhi së shpejti prindër, Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të çiftit

Sara dhe Bardhi së shpejti prindër, Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të çiftit

Magazina
Debate të ashpra në BBVA: Erjola dhe Egla s’i ndalin përplasjet

Debate të ashpra në BBVA: Erjola dhe Egla s’i ndalin përplasjet

Magazina
Kalo në kategori