LAJMI I FUNDIT:

Courtois fton përsëri Hazardin te Real Madridi: Do të doja që ai jetë këtu

Courtois fton përsëri Hazardin te Real Madridi: Do të doja që ai jetë këtu
Hazard dhe Courtois (Foto: Getty Images)

Thibaut Courtois do të donte që bashkëlojtari i tij te Belgjika, ylli i Chelseat Eden Hazard t’i bashkohej atij te Real Madridi.

Hazard zbuloi në fillim të shkurtit se ai kishte marrë një vendim mbi të ardhmen e tij, por sulmuesi belg ende nuk na njoftuar rreth planeve të tij.


E ardhmja e tij gjithmonë është lidhur me Real Madridin, por deri tani asgjë nuk ka pasur zyrtare nga asnjëra palë.

Real Madridi do të blejë disa lojtarë - këta janë emrat që do të kërkohen në verë
Lexo po ashtu Real Madridi do të blejë disa lojtarë - këta janë emrat që do të kërkohen në verë

Portieri Courtois i ka fryrë edhe më shumë zjarrit për të ardhmen e yllit të Bluve duke thënë se do të donte të kishte mikun e tij në Spanjë.

Hazard dhe Courtois janë miq të mirë (Foto: Getty Images)

“Secili vendos se çfarë bën me jetën e tij”, ka thënë fillimisht Courtois për Onda Cero të mërkurën mbrëma.

“Për mua, ai është një nga më të mirët në botë dhe si mik unë do të doja që ai të jetë këtu”, përfundoi portieri belg. /Telegrafi/