LAJMI I FUNDIT:

Conte nuk ka informacion të saktë në lidhje me interesimin e Chelseat për Alexis Sanchez

Conte nuk ka informacion të saktë në lidhje me interesimin e Chelseat për Alexis Sanchez

Menaxheri i Chelseat, Antonio Conte, ka pranuar se nuk është i sigurt nëse klubi i tij përpiqet ta transferojë Alexis Sanchezin nga Arsenali.

Manchester City është tërhequr nga gara për nënshkrimin e sulmuesit kilian për shkak të pagës së tij të lartë.


(Foto: Getty Images)

Ndërkohë thuhet se Manchester Unitedi e udhëheq garën për transferimin e tij, ndërsa të hënën u raportua se edhe Blutë e kërkojnë 29-vjeçarin.

Chelsea fillon bisedimet me Arsenalin për Sanchezin
Lexo po ashtu Chelsea fillon bisedimet me Arsenalin për Sanchezin

Megjithatë, Conte ka thënë se nuk beson që Chelsea është në kërkim të sulmuesit.

(Foto: Getty Images)

“Nuk e di, nuk besoj. Sa i përket tregut të transferimeve, preferoj të fals me klubin dhe të jap një mendim, ndërsa e përsëris se nuk dua të jap një mendim për këtë”, ka deklaruar strategu italian.

Trajneri nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me transferimet, megjithëse ka një pozitë këshilluese në bordin e Chelseat.

(Foto: Getty Images)

Sidoqoftë, ai e ka shprehur zhgënjimin e tij pse Blutë nuk arritën të transferojnë futbollistë, si Alex Oxlade-Chamberlain, Romelu Lukaku e Fernando Llorente, në afatin kalimtar veror.

E ardhmja e Alexisit mund të vendoset në dy ditët e ardhshme, ndërsa kalimi i tij në Old Trafford mund të lidhet me shkuarjen e Henrikh Mkhitaryanit në drejtim të Arsenalit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

La Liga
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare

"90 për qind e gjyqtarëve anojnë nga Real Madridi", rikthehet deklarata e ish-gjyqtarit të La Ligës pas El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori