LAJMI I FUNDIT:

Conte flet për përballjen ndaj Parmas dhe zbulon pikën e kthesës për Interin

Conte flet për përballjen ndaj Parmas dhe zbulon pikën e kthesës për Interin

Antonio Conte beson se Interi duhet të jetë më klinik dhe shton se fitorja kundër Juventusit ishte një pikë kthese për Nerazzurrët.

Nerazzurrët përballen me Parmën nesër (e enjte) në Ennio Tardini dhe liderët presin fitore për ta ngritur edhe më shumë diferencën me Milanin dhe Juven.


“Pres një lojë të vështirë. Parma gjithmonë na ka krijuar telashe që kur kam ardhur këtu. Tani për tani ata nuk janë në një pozitë të mirë, por kanë përvojë dhe një trajner të mirë, ne do të kemi nevojë për qasjen e duhur”, ka thënë fillimisht Conte në një konferencë për shtyp.

Interi është kryesues i tabelës në Serie A dhe është skuadra më e mirë për golat e shënuar. Ku mund të përmirësoheni?

“Ne duhet të jemi më efektivë përpara portës, krijojmë shumë mundësi shënimi, por duhet të jemi më klinikë”.

“Do të ketë presion deri në fund të sezonit. Jemi liderët e tabelës, kështu që situata është ndryshe nga sezonet e mëparshme. Duhet ta trajtojmë atë me pjekuri”.

“Këtë vit ne mundëm ekipin që ka fituar titullin për nëntë vjet me radhë dhe që duan të fitojnë përsëri”, shtoi trajneri i Interit.

“Mendoj se është gjithashtu e rëndësishme sepse vitin e kaluar ata na kishin mposhtur dy herë, duke konsoliduar fuqinë e tyre”.

“Fitorja jonë solli vetëvlerësim dhe vetëdije. Tani, kanë mbetur 14 ndeshje, ne duhet të tregojmë se jemi rritur dhe ka vetëm një mënyrë për ta bërë atë, të fitojmë Scudetto”.

Nicolo Barella, Alessandro Bastoni, Marcelo Brozovic dhe Romelu Lukaku janë lojtarët që iu nevojitet vetëm nga një karton i verdhë për t’u pezulluar dhe mund të humbasin ndeshjen vijuese kundër Atalantas nëse ndëshkohen kundër Parmas.

“Për mua, loja tjetër është gjithmonë më e rëndësishmja. Nuk më interesojnë llogaritjet budallaqe. Nëse dikush merr një karton të verdhë, dikush tjetër do të luajë lojën tjetër. Duk dua të humb pikë jashtë”, përfundoi italiani. /Telegrafi/