Sipas raportimeve të mediave britanike, Conor McGregor është arrestuar për vozitje të rrezikshme me Bentleyn e tij që vlen mbi 150 mijë euro në një autostradë në Dublin.

Ylli irlandez i MMA, tani 33 vjeç, mësohet se është ndalur nga Policia, kur udhëtonte nga Lucan drejt Palmerstown mbrëmë.

Supermakina e tij u sekuestrua, por që ai pasi u mbajt në polici u lirua, shkruan Irish Independent.

“Garda arrestoi një burrë rreth të 30-ave në lidhje me një incident të vozitjes së rrezikshme në zonën e Palmerstoën mbrëmjen e djeshme, të martën 22 mars 2022”.

“Ai është liruar në pritje të paraqitjes para Gjykatës së Qarkut Blanchardstoën në një datë të mëvonshme”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/