Vdekja e shpejt dhe e papritur e Kryetarit të Klubit të KF “Liria”, Masar Shala, këtë klub përveç që e goditi rëndë, klubi mbeti për disa muaj edhe pa kryetar.

Zhvillimet e fundit në këtë klub, kanë rezultuar me lojëra të mira të ekipit prizrenas, të cilët kanë paralajmëruar edhe përforcime të reja për sezonin pranverë-verë.


Kuvendi për zgjedhjen e kryetarit të klubit futbollistik Liria, do të mbahet nesër në ora 18:00, me ç’rast pritet të marrin pjesë 33 delegatë.

Pritet që për kryetar të zgjedhet Mirsad Çollaku, një emër i njohur i futbollit prizrenas, i cili është përshëndetur nga futbolli aktiv në stinorin 2001 – 2002.

Përndryshe, Mirsad Çollaku është afarist i njohur dhe shumë i suksesshëm në qytetin e Prizrenit, i cili tanimë është pronar i “Vila Park” dhe “Vila 100″, në qytetin e Prizrenit. /Telegrafi/
 

telegrafi sport app