LAJMI I FUNDIT:

Cilësohet si ‘mbretëreshë e muzikës’, ka luftuar depresionin dhe mban rekord pëlqimesh në Twitter – 10 fakte interesante rreth këngëtares Beyonce

Cilësohet si ‘mbretëreshë e muzikës’, ka luftuar depresionin dhe mban rekord pëlqimesh në Twitter – 10 fakte interesante rreth këngëtares Beyonce
Beyonce (Foto: Christopher Polk/Getty Images/Guliver)

Beyonce Giselle Knowles-Carter ka jetuar në pjesën më të madhe të jetës së saj në sytë e publikut, siç dëshmohet nga rrjetet sociale dhe video të panumërta, si dhe dokumentari rrëfimtar i vitit 2013 që ajo publikoi.

Por, për gjithçka që mendojmë se dimë për mbretëreshën Beyonce, ka shumë fakte interesante që mund të kenë rrjedhur nën radarin tuaj.


Këtë fillim-vit ju sjellim 10 gjëra që nuk i keni ditur për divën e muzikës, të gjitha këto do të bëjnë që dashuria juaj për këngëtaren amerikane të vazhdojë të rritet. Kështu që lexoni më tej dhe kënaquni….

Ajo është fanse e madhe e grupit ‘The Beatles’

The Beatles (Foto: John Pratt/Keystone/Getty Images/Guliver)

Kur ajo ishte shtatëvjeçare, Beyonce e fitoi një garë në shkollë duke performuar këngën e John Lennon “Imagine”. Ajo mori një duartrokitje të madhe për atë këngë të kënduar.

Ajo e luftoi depresionin me sukses

Beyonce (Foto: Theo Wargo/Getty Images/Guliver)

Beyonce ka zbuluar se ishte në depresion për dy vite pasi u nda nga grupi i saj “Destiny Child” në vitin 2016. “Nuk kam ngrënë. Kam qëndruar në dhomë. Ishte një moment i keq në jetën time, kam kaluar shumë gjëra në atë kohë: Kush jam? Kush janë miqtë e mi? Jeta ime ndryshoi”.

Ajo është përfshirë në shumë evente humanitare

Beyonce (Foto: Jason Merritt/Getty Images/Guliver)

Byonce i ishte bashkuar ish-koleges së saj nga ‘Destiny Child’, Kelly Rowland për ta krijuar fondacionin ‘Survivor’ që kishte ndihmuar personat që kishin pësuar fatkeqësi natyrore në vitin 2005. Më pas, fondacioni i saj ‘Beygood’ kishte arritur t’i ndihmonte të mbijetuarit nga tërmeti Nepal. Ajo ende ndihmon persona në nevojë dhe ndërton shtëpi personave të pastrehë.

Ajo e ka idhull një modele

Beyonce (Foto: Kevork Djansezian/Getty Images/Guliver)

Beyonce e ka zbuluar publikisht se e ka si idhull modelen Kate Moss.

Ajo e dominoi Twitterin

Beyonce (Foto: Frank Micelotta/Parkwood Entertainment via Getty Images/Guliver)

Paralajmërimi i saj për shtatzëninë e parë në fund të performancës së ‘Love on Top’ në vitin 2011 gjatë gala mbrëmjes në VMA të MTV-s, hyri në librin e rekordeve ‘Guinness’ për më së shumti pëlqime në Twitter (8,868).

Pastrimi i shtëpisë nuk është pjesa e saj më e fortë

Beyonce me bashkëshortin, Jay-Z, dhe vajzën e tyre (Foto: Theo Wargo/Getty Images/Guliver)

Beyonce ka zbuluar se nuk është edhe aq e zonja në punët e shtëpisë e që nganjëherë ato e irritojnë bashkëshortin e saj Jay Z.

Ajo mund ta ‘shohë’ muzikën

Beyonce numëron dhjetëra çmime “Grammy” në karrierën e saj (Foto: Frederick M. Brown/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja ka thënë se muzika është më shumë se sa ajo mund të dëgjojë. “Kur lidhem me diçka, vizualisht mund ta shikoj atë, tentoj të kem sa më shumë emocion për atë gjë, një kujtim nga fëmijëria, mendimet për jetën, ëndrrat e mija, fantazitë. Të gjitha janë të lidhura me muzikën”.

Numri i saj i preferuar është “4”

Beyonce (Foto: Neilson Barnard/Getty Images/Guliver)

Nëna e Beyonces ka lindur më 4 janar. Ajo është martuar më 4 prill. Ditëlindja e saj është më 4 shtator. Ditëlindja e bashkëshortit të saj është më 4 dhjetor.

Pica është ushqimi i saj i preferuar

Beyonce Knowles-Carter (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)

Beyonce ka zbuluar se pica është ushqimi i saj i preferuar. Ajo e adhuron ngrënien e picës me sos domatesh dhe atë djegës.

Sytë e saj e kanë këtë veçanti

Beyonce (Foto: Koichi Kamoshida/Getty Images/Guliver)

Ajo ka e zbuluar se kishte pranuar që të dal në ballinën e magazinës ‘Vouge’ pa make-up, derisa ka thënë se kozmetika e saj e preferuar është ‘Mascara’. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Magazina
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Zendaya tregon këmbët e tonifikuara në një xhaketë elegante, teksa shkon në shfaqjen e Jimmy Kimmel Live

Zendaya tregon këmbët e tonifikuara në një xhaketë elegante, teksa shkon në shfaqjen e Jimmy Kimmel Live

Magazina
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Kalo në kategori