LAJMI I FUNDIT:

Çiftet e famshme shqiptare që i dhanë fund marrëdhënies së tyre në vitin që shkoi

Çiftet e famshme shqiptare që i dhanë fund marrëdhënies së tyre në vitin që shkoi

Viti që shkoi ka qenë plot befasi për disa nga personazhet më të preferuar të showbizit shqiptar.

Tradhti, mospajtime, akuza e ‘kunja’ të ndryshme ishin kryefjala e disa prej çifteve VIP.


Për një pjesë duket se ndarja ka shërbyer në rigjetjen e dashurisë, gjersa për të tjerët deri më tani gjithçka ka ngelur aty.

Ndarjet e disa çifteve të famshme që bënë bujë në showbizin shqiptar (Foto ilustruese)

Distancimi apo ndarja e disa prej çifteve ka qenë një surprizë e madhe, meqenëse gjatë tërë kohës ishin bashkë e ndanë momente të shumta me fansat dhe publikun.

Edhe pse nuk pritej, ata në një formë shprehën pakënaqësitë e tyre duke lënë për të kuptuar se kishte diçka në mes që nuk shkoi.

I dhanë fund lidhjes pas disa muajsh - mësohen arsyet e ndarjes të Robert Berishës dhe Laureta Maqedoncit
Lexo po ashtu I dhanë fund lidhjes pas disa muajsh - mësohen arsyet e ndarjes të Robert Berishës dhe Laureta Maqedoncit

Kjo është vënë dukshëm mes postimeve thumbuese që protagonistët kanë publikuar në llogaritë e tyre në rrjete sociale.

Në këtë mes, vitin që lamë pas disa nga të famshmit që i dhanë fund lidhjes së tyre ishin: Fjolla Morina dhe Fisnik Syla, Blero Muharremi dhe Afrona Dika, Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj, Don Xhoni dhe Ariana Lirey, Art Abazi dhe Rreze Qerreti, Rina Balaj dhe Sin Boy si dhe Robert Berisha me Laureta Maqedoncin.

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla u martuan në vitin 2021

Lidhja, martesa dhe ndarja e Fjolla Morinës me Fisnik Sylën ka qenë një rrëmujë e madhe përgjatë një kohe të gjatë.

Romanca e tyre fillimisht u shoqërua me një sërë lajmesh që pushtuan shoëbizin shqiptar e faqet rozë. Kjo bëri që të ketë reagime të shumta, madje pati edhe gjëra të ndryshme në këtë mes.

E pas martesës dhe një vit lidhjeje, dyshja vendosën që t’i ndajnë rrugët me njëri-tjetrin.

Fisnik Syla tregon se është ndarë përfundimisht nga Fjolla Morina
Lexo po ashtu Fisnik Syla tregon se është ndarë përfundimisht nga Fjolla Morina

Në fillim të këtij viti, biznesmeni nga Gjilani konfirmoi ndarjen nga këngëtarja e njohur shqiptare.

“Pas shumë pyetjeve dhe interesimit të juaj, do të ju përgjigjem: Beqar dhe i lirë si zogu dhe më i lumtur se kurrë. Uroj që secili të merrë nga jeta atë që e meriton”, ka thënë ai.

Kjo u bë pak pasi të njëjtit u përfshinë në një skandal mediatik, gjersa u akuzuan nga një agjenci turistike për një pushim, që nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre financiare.

Artistja, e cila ka sjell këngë të shumta ndër vit, ndërkohë u distancua nga kjo ngjarje dhe tha se nuk ishte dijeni për atë që kishte ndodhur mes pronarit të agjencionit dhe Fisnik Sylës.

33-vjeçarja gjithashtu asokohe paralajmëroi një padi për ata që e apostrofuan emrin e saj nëpër portale.

Pas gjithë kësaj duhet theksuar se pati edhe një sërë ngjarjesh të tjera, për të cilat më shumë pati reagime në formë virtuale.

Fjolla momentalisht është deklaruar beqare, teksa për Fisniku u përfol disa herë për lidhje të reja dashurie.

Blero Muharremi dhe Afrona Dika

Blero Muharremi dhe Afrona Dika u martuan në vitin 2019

Ndarja e Bleros dhe Afrona Dikës u aludua në maj të vitit 2022, pasi ish-çifti kishin fshirë postimet e përbashkëta në rrjetet sociale.

Megjithatë, kjo gjë nuk u konfirmua nga dyshja e famshme pavarësisht komenteve e reagimeve të shumta.

Pas shumë thashethemeve e gjërave që rrodhën nëpër mediat shqiptare, autori i këngës “N.U.N” konfirmoi zyrtarisht ndarjen nga Afrona me një postim në rrjete sociale në muajin tetor.

Blero konfirmon ndarjen nga Afrona: Arsyet janë tërësisht personale dhe na përkasin vetëm neve
Lexo po ashtu Blero konfirmon ndarjen nga Afrona: Arsyet janë tërësisht personale dhe na përkasin vetëm neve

“Unë dhe Afrona Dika i kemi dhënë fund martesës sonë dyvjeçare në maj të këtij viti. Arsyet janë tërësisht personale dhe që na përkasin vetëm neve. Nuk ka pasur asnjë moment hapësire për interpretim, keqinterpretim apo përdorim të imagjinatës.

“Pra, miq e dashamirë, lidhja jone ka përfunduar, ndaj situata është e rënduar ashtu siç është, madje edhe pa e kthyer në pjesë të debatit publik. Unë po ju drejtohem me një kërkesë për herë të parë dhe të fundit, me shpresë që do të has në mirëkuptimin tuaj – ta lëmë ashtu siç është këtë pjesë të jetës sime dhe të mos merremi më gjatë me të.

“Ky është vendim, i cili na përkiste vetëm mua dhe Afronës, ndaj dhe dëshiroj që ta mbajmë të tillë”, kishte deklaruar ai.

Ata u martuan në shtator të vitit 2019 në një ceremoni madhështore të organizuar në Shqipëri.

Përpara Afronës, Blero ka qenë i martuar edhe me aktoren Teuta Krasniqi me të cilën ka një vajzë të quajtur, Tara.

Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj

Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj

Lidhja e Beatrix Ramosajt dhe Donald Veshajt filloi më ndryshe, por nuk zgjati edhe aq shumë.

Dyshja, që ishin të përfshirë në Big Brother VIP, nisën një romancë dashurie brenda shtëpisë më të famshmë në Shqipëri.

Ata shijuan një lidhje disa muaj ndërkohë që ishin duke kaluar një eksperiencë të veçantë në jetë.

Muaj pas mbarimit të BBV, Donald Veshaj thyen heshtjen - thumbon Beatrixin dhe lë të kuptohet se po mundohet ta rifitojë Borën
Lexo po ashtu Muaj pas mbarimit të BBV, Donald Veshaj thyen heshtjen - thumbon Beatrixin dhe lë të kuptohet se po mundohet ta rifitojë Borën

Ndarja e tyre pasoi menjëherë pas përfundimit të spektaklit të BBV-së, më saktësisht që nga muaji shkurt.

Përfundimi i kësaj romance u kuptua përmes rrjeteve sociale, pasi hoqën nga lista e ndjekësve njëri-tjetrin.

Aq më të fortë e bëri këtë kur prezantuesi nga Vlora publikoi një postim në InstaStory, me anë të të cilit thumboi Trixën, e u pa se po mundohej të rifitonte dashurinë e ish-partneres së tij, Bora Zemanit.

Me këtë të fundit po ashtu pak muaj më vonë konfirmoi ribashkimin, pasi u panë në shumë raste bashkë.

Bora dhe Donaldi tashmë po kalojnë çdo moment së bashku dhe kjo gjithashtu është vënë re në paraqitjet e daljet para publikut.

Don Xhoni dhe Ariana Lirey

Don Xhoni dhe Ariana Lirey

Ashtu sikurse lidhja, ndarja e Don Xhonit nga modelja ruse, Ariana Lirey, ka pushtuar shtypin rozë.

Duket se dyshja e njohur nuk u ndanë në mënyrë paqësore dhe pati ‘thumba’ ndaj njëri-tjetrit në rrjete sociale.

“Ishte një histori e bukur, mirupafshim”, ka shkruar Lirey në postimin e parë të cilin e ka bashkangjitur me një ‘emoji’ të zemrës së thyer duke lënë të nënkuptohet se gjithçka ka marrë fund.

Don Xhoni konfirmon ndarjen nga modelja ruse: Mos bëj drama dhe mos e luaj viktimën në Instagram
Lexo po ashtu Don Xhoni konfirmon ndarjen nga modelja ruse: Mos bëj drama dhe mos e luaj viktimën në Instagram

“Mënyrën e përkushtimit që unë ua dhashë juve nuk jepet as nga qentë më besnik. Tani mund të jeni krenar me vetën”, vazhdoi ajo.
Një reagim lidhur me marrëdhënien e tyre nuk ka munguar as nga artisti shqiptar, i cili po ashtu tregoi të vërtetën duke shtuar se janë ndarë, por që ka një respekt të madh për Lireyn.

“Kam respekt të madh për ju, ti ke qenë pjesë e jetës time. Është një kohë që nuk do të harrohet kurrë, por gjithçka e ka një fund.
Shpresoj që të jesh e lumtur në jetë dhe Zoti të bekoj zemrën tuaj”, ka thënë reperi.

“E di që nuk je person i keq, mos u bëj si e tillë. Mos bëj drama dhe mos e luaj viktimën në Instagram. Ka mbaruar, kaloje atë. Boluchka”, ka shkruar krejt në fund krijuesi i hitit “Make a pose”.

Pas përfundimit të lidhjes nga Don Xhoni, Ariana vazhdoi sërish me postime e kunja, megjithëse nisi një romancë të re dashurie.

Art Abazi dhe Rreze Qerreti

Art Abazi dhe Rreze Qerreti

Këngëtari shqiptar, Art Abazi, vitin e kaluar ka qenë në vëmendje të mediave për shkak se u përfol për një ndarje nga balerina pejane, Rreze Qerreti.

Në postimin përfundimtar që ndau në rrjete sociale, artisti u kërkoi falje mediave për një reagim bëri karshi tyre.

Art Abazi iu kërkon falje mediave për reagimin e shpejtë, gjersa konfirmon se është ndarë nga e fejuara
Lexo po ashtu Art Abazi iu kërkon falje mediave për reagimin e shpejtë, gjersa konfirmon se është ndarë nga e fejuara

Arti sqaroi se ish-çifti tashmë i kishin ndarë rrugët dhe gaboi me qasjen e tij ndaj shtypit.

“Përmes këtij postimi, iu kërkoj falje mediave për reagimin e paarsyeshëm që unë bëra ndaj tyre javën e kaluar dhe gjithë njerëzve që më kanë ndjekur virtualisht gjatë gjithë këtyre viteve, e të cilët ndoshta edhe i kam zhgënjyer për një moment pa dëshirën time”, shkroi ai.

Interpretuesi i hitit “Enigmë” konfirmoi ndarjen nga ish-partnerja – duke shtuar se reagimi mund të ketë pasuar edhe nga gjendja emocionale jo e kontrolluar në ato momente.

“Sidoqoftë, e vërteta qëndron te fakti se unë dhe ish-partnerja kemi vendosur t’i ndajmë rrugët tona, për t’i kontribuuar qetësisë dhe të ardhmes tonë. Kur ndajret ndodhin pas shumë vitesh bashkim, jo gjithmonë emocionet kontrollohen lehtësisht…Andaj, duke ju falënderuar që na keni dhënë rëndësinë tuaj, ju përqafoj”.

Rina Balaj dhe Sin Boy

Rina Balaj dhe Sin Boy

Artistja e njohur nga Istogu, Rina Balaj, konfirmoi ndarjen nga reperi Sin Boy në shtator të vitit 2022.

“Nuk jam person që i dua dramat, dua të ndaj karrierën time dhe atë që dua të ndaj me fansat, diçka pozitive, po është e vërtetë që unë dhe Sin Boy jemi distancuar tash e një kohë të gjatë, në muzikë nuk jemi ndarë, kemi punuar, ndarja është bërë publike për shkak se unë e Sin Boy nuk e ndjekim më njëri-tjetrin në Instagram”, u shpreh këngëtarja.

Rina Balaj tregon se u nda nga Sin Boy për shkak të distancës
Lexo po ashtu Rina Balaj tregon se u nda nga Sin Boy për shkak të distancës

“Me Sin Boy kam kaluar shumë mirë, por jeta është e tillë”, ka thënë tutje Rina.

Në një intervistë për media, ajo theksoi se ka qenë një lidhje toksike dhe se nuk është bërë për vëmendje mediatike.

Mes arsyeve të tjera të ndarjes, krijuesja e hitit “Zjarr” shtoi se distanca ka qenë gjithashtu një tjetër gjë që i ka penguar në marrëdhënien e tyre.

“Distanca ka qenë një nga arsyet. Gjithçka ka ndodhur siç është dashur të ndodhë, nuk ka qenë e shkurtër”.

Dyshja duhet theksuar që kanë qenë bashkë prej më shumë se katër vitesh, gjersa u njohën që nga bashkëpunimi në labelin ON Records.
Të njëjtit më pas u larguan nga grupi, duke vazhduar karrierën të vetëm e me shumë këngë së bashku.

Robert Berisha dhe Laureta Maqedonci

Robert Berisha dhe Laureta Maqedonci

Këngëtari i njohur shqiptar, Robert Berisha, bëri të ditur se nisi një lidhje të re dashurie në muajin maj.

Ai edhe ditë më parë gjatë një interviste dha indikacione për një romancë dhe theksoi se partnerja e tij quhet, Laureta.

Kjo më pas u zbulua nga mediat që besuan se ai dhe modelja Laureta Maqedonci po shijojnë një romancë bashkë.

Ata kanë qenë me njëri-tjetrin për disa muajsh, ndërkohë që u ndanë në muajin shtator.

Sa i përket ndarjes së tyre u tha se ka qenë presioni i krijuar nga ekspozimi publik dhe mes tjerash edhe përmes vëmendjes nga portalet ajo që ka bërë që në çift të lindin mospajtimet e para.

Laureta nuk e ka përjetuar mirë personalisht pjesën e vëmendjes dhe pas ndarjes definitive ka vendosur që të marrë pushim të plotë duke mos lënë gjurmë askund ku e kap syri i publikut.

Romanca e Berishës erdhi vite pas ndarjes nga bashkëshortja Nora Istrefi, me të cilën ka një vajzë. /Telegrafi/

Robert Berisha dhe Laureta në Ulqin (Foto: Telegrafi)

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Rike Roçi tregon se u nda nga partneri sapo doli nga BBVA: E mbyllëm me një telefonatë, as nuk e takova

Rike Roçi tregon se u nda nga partneri sapo doli nga BBVA: E mbyllëm me një telefonatë, as nuk e takova

Magazina

"Mbretëresha e pistës së vallëzimit" - Dua Lipa zbukuron kopertinën e revistës "Elle" në Amerikë

Magazina
Një fotografi e Kim Kardashianit nga pushimet ka shkaktuar të qeshura në internet, për shkak të detajit të pakuptimtë të saj

Një fotografi e Kim Kardashianit nga pushimet ka shkaktuar të qeshura në internet, për shkak të detajit të pakuptimtë të saj

Magazina
Tension mes dy banoreve: Erjola lagë me ujë Eglën, ajo i hakmerret dhe ia hedh cigaret në pishinë

Tension mes dy banoreve: Erjola lagë me ujë Eglën, ajo i hakmerret dhe ia hedh cigaret në pishinë

Magazina
Kalo në kategori