LAJMI I FUNDIT:

Blero konfirmon ndarjen nga Afrona: Arsyet janë tërësisht personale dhe na përkasin vetëm neve

Blero konfirmon ndarjen nga Afrona: Arsyet janë tërësisht personale dhe na përkasin vetëm neve
(Foto: Arkiv/Instagram/bleromuharremi)

Përmes një letre dedikuar miqve, familjarëve dhe fansave të tij, Blero Muharremi ka konfirmuar se ai dhe Afrona Dika i kanë dhënë fund martesës.

Tash e një kohë kanë qarkulluar thashetheme për ndarjen e kantautorit dhe modeles, ndërsa tashmë kjo është konfirmuar.


“Unë dhe Afrona Dika i kemi dhënë fund martesës sonë dyvjeçare në maj të këtij viti. Arsyet janë tërësisht personale dhe që na përkasin vetëm neve. Nuk ka pasur asnjë moment hapësire për interpretim, keqinterpretim apo përdorim të imagjinatës”.

“Pra, miq e dashamirë, lidhja jone ka përfunduar, ndaj situata është e rënduar ashtu siç është, madje edhe pa e kthyer në pjesë të debatit publik. Unë po ju drejtohem me një kërkesë për herë të parë dhe të fundit, me shpresë që do të has në mirëkuptimin tuaj – ta lëmë ashtu siç është këtë pjesë të jetës sime dhe të mos merremi më gjatë me të”.

“Ky është vendim, i cili na përkiste vetëm mua dhe Afronës, ndaj dhe dëshiroj që ta mbajmë të tillë”, shkruan mes tjerash në postim. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by BLERO (@bleromuharremi)


Postimi i plotë i Bleros (pa ndërhyrje):

Te dashur familjare, shoqe e shoke,
Te dashur miq, ndjekes te muzikes sime dhe ju qe fale jush jam ketu ku jam sot,
Te dashur gazetare (miq te mite dhe promovues te punes sime),

po e ndjej si obligim moral dhe si borxh ndaj jush qe te ju drejtohem me ane te kesaj “letre” apo ketij postimi, sepse po ndihem qe ka disa muaj qe ju kam ngele borxh me nje spjegim/arsyetim.
Une e kuptoj se me pergjegjesine e te qenit pjese e jetes publike, ka edhe pasoja, sic eshte me kryessorja ajo e te mos pasurit jete private – jete private kam, por per fatin tim te mire apo jo edhe aq te mire, e tera ka qene super-transparente gjate gjithe kohes qe une kam qene pjese e jetes publike.
Une e kam te qarte se kur kam kerkuar mbeshtetjen tuaj per projektet e mia artistike-muzikore, ne nje forme krijohet opinioni se edhe jeta ime private mund te behet pjese e debatit. A pajtohem me kete? Natyrisht se jo. Aq me teper qe keto publikime (shpesh te paverifikuara paraprakisht) nuk me ndikojne vetem mua, por kane impakt edhe ne familjen time, miqte e mi e rrethin tim. A eshte normale qe dicka e tille te ndodhe? Absolutisht se po.
Te kthehem edhe nje here tek fillimi i letres, meqenese do te jete adresimi im i fundit lidhur me kete teme. Une dhe Afrona Dika i kemi dhene fund marteses sone 2 vjecare ne Maj te ketij viti. Arsyet jane teresisht personale dhe qe na perkasin vetem neve. Nuk ka pasur asnje moment hapesire per interpretim, keqinterpretim apo perdorim te imagjinates.
Pra, miq e dashamire,
lidhja jone ka perfunduar, ndaj situata eshte e renduar ashtu sic eshte, madje edhe pa e kthyer ne pjese te debatit publik.
Une po ju drejtohem me nje kerkese per here te pare dhe te fundit, me shprese qe do te hasi ne mirekuptimin tuaj – ta leme ashtu sic eshte kete pjese te jetes sime dhe te mos merremi me gjate me te. Ky eshte vendim i cili na perkiste vetem mua dhe Afrones, ndaj dhe deshiroj qe ta mbajme te tille.
Do ta vleresoj shume nese do te me mirekuptoni, meqenese kjo vertete do te jete hera e fundit kur une do te ju adresohem per kete ceshtje.
Faleminderit nga zemra per kohen.

I juaji,
Blero.


Në trend Magazina

Më shumë
“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Magazina
Pak para ndeshjes spektakolare Dortmund-PSG, Loredana e pranishme në stadium për Adeyemin

Pak para ndeshjes spektakolare Dortmund-PSG, Loredana e pranishme në stadium për Adeyemin

Magazina
Kalo në kategori