LAJMI I FUNDIT:

Chiesa drejt Newcastle, do të kushtojë më lirë se Tonali

Chiesa drejt Newcastle, do të kushtojë më lirë se Tonali

La Gazzetta dello Sport këmbëngul se Newcastle është i interesuar për yllin e Juventusit, Federico Chiesa.

Tonali së shpejti do të finalizojë një transferim të përhershëm prej 80 milionë eurosh nga Milani, ndërsa, sipas Gazzetta, Chiesa mund të largohet nga Juventusi për 60 milionë euro këtë verë.


Italiani ka kontratë deri në qershor të vitit 2025, por bardhezinjtë do të dëgjojnë ofertat për yllin e tyre.

Edicioni i shtypur i të enjtes i La Gazzetta dello Sport shkruan se ende nuk është bërë asnjë ofertë zyrtare, por Newcastle e ka informuar Juventusin për interesimin e tyre.

E njëjta gjë vlen edhe për Liverpoolin dhe Aston Villan, të cilët, megjithatë, nuk do të luajnë në Ligën e Kampionëve në sezonin 2023-2024.

Sipas raportit, Chiesa mund të konsiderojë t’i bashkohet Liverpoolit për të punuar nën drejtimin e Jurgen Klopp, por nuk është i prirur për nënshkrimin për Aston Villa.

Miku i Allegrit flet për Juventusin: Oferta nga Arabia Saudite dhe kush mund të vije dhe kush do të largohet
Lexo po ashtu Miku i Allegrit flet për Juventusin: Oferta nga Arabia Saudite dhe kush mund të vije dhe kush do të largohet

Juventus gjithashtu nuk arriti të kualifikohej në garën elitare të Evropës, ndaj duhet të balancojë librat duke shitur disa nga emrat e tyre të mëdhenj, përfshirë Chiesa./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Ndërkombëtare
Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

La Liga
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Kalo në kategori