LAJMI I FUNDIT:

Chiellini pritet të pensionohet nga futbolli pas përfundimit të këtij sezoni

Chiellini pritet të pensionohet nga futbolli pas përfundimit të këtij sezoni

Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini, mund të tundohet të tërhiqet në fund të sezonit aktual nga futbolli i luajtur.

36-vjeçari ishte jashtë pjesës më të madhe të sezonit 2019-20 me një dëmtim serioz në gju që pësoi në javën e parë të sezonit dhe qendërmbrojtësi ka luftuar me një seri pengesash gjatë sezonit aktual.


Sipas La Gazzetta dello Sport, me vetëm nëntë paraqitje në Serie A këtë sezon dhe një situatë të pazgjidhur të kontratës me Zonjën e Vjetër, italiani konsideron të tërhiqet.

Chiellinit i rikthehet lëndimi, me të cilin ka pasur problem në vitet e fundit
Lexo po ashtu Chiellinit i rikthehet lëndimi, me të cilin ka pasur problem në vitet e fundit

Me Matthijs de Ligt që e vendos veten si të paprekshëm në mbrojtjen e Juves dhe rinovimin në pritje të Radu Dragusin, i cili do të zhvendoset në ekipin e parë në baza të përhershme sezonin e ardhshëm, Chiellini nuk do të ketë më hapësira.

Raporti pretendon se Juventusi është i gatshëm të dëgjojë ofertat për Merih Demiral, i cili kërkon garanci për kohën e lojës, por zbulon se Zonja e Vjetër do të nënshkruajë një mbrojtës të ri vetëm nëse ka largime të tjera përfshirë Chiellinin.

Dhjetë lojtarët më besnikë në ligat më të mira të futbollit: Messi është i dyti, kalohet vetëm nga legjenda e CSKA Moskës
Lexo po ashtu Dhjetë lojtarët më besnikë në ligat më të mira të futbollit: Messi është i dyti, kalohet vetëm nga legjenda e CSKA Moskës

La Gazzetta dello Sport shton se portieri Gianluigi Buffon tundohet të rinovojë kontratën e tij që skadon në qershor dhe të vazhdojë edhe për një vit tjetër.

Klubi do të jetë i hapur për të vazhduar me veteranin si zgjedhja e dytë pas Wojciech Szczesny, pasi ai ka treguar se është ende i besueshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja" - Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces

Serie A
Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Boks
Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Përfaqësueset
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori