LAJMI I FUNDIT:

Chiellini: Juve është si një motor me naftë, në mars do të jemi aty ku duam

Chiellini: Juve është si një motor me naftë, në mars do të jemi aty ku duam

Giorgio Chiellini thotë se Juventusi e ka nisur mirë sezonin në Serie A, përkundër humbjes nga Lazio në fundjavën që shkoi.

Bianconerët janë pesë pikë prapa kreut (Napolit), pasi kanë regjistruar një barazim dhe një humbje, ndërkohë që lideri i ka fituar të gjitha ndeshjet.


“Në vitet e kaluara gjithmonë kemi qenë një motor i mirë me naftë dhe po e bëjmë të njëjtën gjë si në vitin e kaluar”.

Juve e ka fituar titullin në gjashtë sezonet e fundit (Getty Images)

“Para dy vitesh ishim shumë më keq, jemi një skuadër që e ka për qëllim të jetë në pozitën e duhur në muajin mars. Duhet të gjejmë ekuilibra të rinj dhe kjo merr kohë”.

Chiellini mbush 12 vite te Juventusi – Flet për jetën si juventin, gëzimet dhe dëshpërimet (Foto)
Lexo po ashtu Chiellini mbush 12 vite te Juventusi – Flet për jetën si juventin, gëzimet dhe dëshpërimet (Foto)

“E kemi nisur mirë sezoni, hapi i gabuar i të shtunës nuk ndikon te ne… Edhe nëse i kemi marrë dy pikë më pak se në sezonin e kaluar, kemi bërë më shumë sesa është pritur”.

“Duhet të qëndrojmë të qetë, sepse të qenit në ankth nuk na bën asgjë mirë”, ka deklaruar mbrojtësi italian në një konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Sportingut në Ligën e Kampionëve (që zhvillohet të mërkurën mbrëma).

Në tre vitet e fundit, Juve ka luajtur në dy finale të Ligës së Kampionëve (beIN SPORTS)

Në garën më të madhe evropiane, Bianconerët bëjnë pjesë në Grupin D së bashku me Barcelonën, Olympiacosin dhe Sportingun.

Në dy xhirot e para, kanë regjistruar një humbje dhe një fitore, dhe numërojnë tri pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori