LAJMI I FUNDIT:

Chiellini mbush 12 vite te Juventusi – Flet për jetën si juventin, gëzimet dhe dëshpërimet (Foto)

Chiellini mbush 12 vite te Juventusi – Flet për jetën si juventin, gëzimet dhe dëshpërimet (Foto)

Giorgio Chiellini është njëri prej mbrojtësve më të fortë italianë në dekadën e fundit.

Pjesë e Juventusit që nga viti 2005, kur erdhi nga Fiorentina.


Sot zëvendëskapiten dhe legjendë e klubit, njëri nga më të dashurit e tifozëve.

Ai flet fillimisht për dy finalet e humbura në Ligën e Kampionëve, ndaj Barcelonës dhe Real Madridit.

“Në vitin 2015 dhe 2017 ishim shumë pranë historisë. Kur i mendoj ato dy finale të humbura në Liga e Kampionëve mbeten gjithnjë pak i zhgënjyer, por jam i vetëdijshëm që kemi bërë diçka të jashtëzakonshme”, thotë fillimisht Chiellini.

Mbrojësi kujton edhe ndeshjen e parë me fanellën bardhezi dhe lojtarin me të cilin ishte ndërruar.

Sadiku – Chiellini, shqiptari tregon ‘ngacmimet’ që ia bëri italiani gjatë ndeshjes për ta bërë nervoz
Lexo po ashtu Sadiku – Chiellini, shqiptari tregon ‘ngacmimet’ që ia bëri italiani gjatë ndeshjes për ta bërë nervoz

“Kisha shumë emocione, pasi kisha vetëm dy muaj që kisha ardhur në skuadër, ashtu siç u ndodh shumë të rinjve që vijnë dhe luajnë me Juven”.

“Mu desh pak kohë për të hyrë në një skuadër kampionësh, mjafton të kujtoni që në atë ndeshje zëvendësova Nedvedin, fitues i topit të Artë”.

“Kur vjen te Juventusi kupton që je në një botë tjetër dhe fillimi është i vështirë. Por, dalëngadalë u ambientova dhe nisa të fitoj një vend si titullar”.

Në gjithë këto vite me fanellën e Juventusit mbrojtësi Giorgio Chellini ka patur një rol si lojtar kryesor te skuadra bardhezi.

Incidenti që nuk harrohet, kaq para ka humbur Suarez pasi kishte kafshuar Chiellinin në 2014
Lexo po ashtu Incidenti që nuk harrohet, kaq para ka humbur Suarez pasi kishte kafshuar Chiellinin në 2014

Si kapiten ai ka fituar Kupës e Italisë në dy vite.

“Ajo ishte një ndeshje speciale për mua, pasi realizova golin e fitores dhe ia dedikova atë familjes time, vajzës time, që do të lindte pas disa muajsh”.

“Ishte trofeu i parë që kam ngritur si kapiten dhe përfaqëson një emocion të madh për mua, trofeu i parë i një tre-vjeçari ku ne dominuam dhe fituam gjithçka në Itali”, u shpreh më tej mbrojtësi juventin.

Momenti më emocionues i Giorgio Chiellinit padyshim ishte ndeshja në Trieste kundër Cagliarit, ku Juventusi u shpall kampion për herë të parë nën drejtimin e Antonio Contes.

Tetë qepje në kokë, por luftëtari Chiellini nuk dorëzohet –E mbyll takimin me fitore (Foto)
Lexo po ashtu Tetë qepje në kokë, por luftëtari Chiellini nuk dorëzohet –E mbyll takimin me fitore (Foto)

“Emocionet që përjetova në Trieste janë të pakrahasueshme, pasi ai titull erdhi pas shumë vitesh vuajtje, në fund të një sezoni të jashtëzakonshëm, të pamposhtur”.

“Ishte një rilindje dhe shpërthimi në Trieste për fitores ishte i madh. Emocioni më i madh i përjetuar”, ka thënë Chiellini.

Mbrojtësi me klubin janë duke punuar për një kontratë të re. /Telegrafi/