LAJMI I FUNDIT:

Chiellini: Icardi ndër kundërshtarët më të mëdhenj që jam përballur, vetëm imagjinoni një partneritet të tij me Lukakun dhe Lautaron

Chiellini: Icardi ndër kundërshtarët më të mëdhenj që jam përballur, vetëm imagjinoni një partneritet të tij me Lukakun dhe Lautaron

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini e ka vlerësuar lartë yllin e Interit, Mauro Icardi në autobiografinë e tij dhe ka thënë vetëm imagjinoni që ai të luante së bashku me Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez.

Icardi e ka kaluar sezonin në huazim te Paris Saint-Germain dhe ka vazhduar formën e lartë në kryeqytetin francez, duke shënuar 20 herë në 31 ndeshje.


27-vjeçari u largua nga San Siro pasi gjeti rrjetën 124 herë në 219 ndeshje, duke përfshirë tetë herë në 12 takime ndaj Bianconerëve, dhe Chiellini ka folur fjalë të mëdha për të.

PSG kërkon vazhdim të huazimit ose zbritje të çmimit për Icardin
Lexo po ashtu PSG kërkon vazhdim të huazimit ose zbritje të çmimit për Icardin

“Ndër kundërshtarët e mëdhenj me të cilët jam përballur, e respektoj shumë Icardin, i cili brenda zonës është gjithmonë në shënjestër. Unë do ta përcaktoja atë si mbresëlënës. Mauro shënonte shpesh kundër Juventusit, kjo më lëndoi”, ka thënë fillimisht Chiellini.

“Por jam i bindur që ai është një djalë i mirë. Diçka duhet të ketë ndodhur në Inter, e them si një vëlla më i madh”.

“Ndoshta ai e detyroi largimin, por nga këndvështrimi sportiv, pyes veten se si një kampion si ai nuk mbeti Nerazzurri për 15 vjet, duke shënuar 200 gola të tjerë”.

“Pastaj, si një lojtar i Juventusit, do të thosha që fatmirësisht nuk ndodhi. Por a mund ta imagjinoni Icardin së bashku me Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez?”.

Mbappe: Neymar është lojtar i shkëlqyeshëm, Icardi njëri nga sulmuesit më të mirë në botë
Lexo po ashtu Mbappe: Neymar është lojtar i shkëlqyeshëm, Icardi njëri nga sulmuesit më të mirë në botë

“Dhe nëse dy njerëz si Beppe Marotta dhe Antonio Conte do të vendosnin të vazhdojnë pa Icardi, ata do të kishin arsyet e tyre”.

“Ndoshta ishte vendimi i duhur, por Maurito është një numër nëntë që zhvendos ekuilibrin”, përfundoi kapiteni i Juventusit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori