LAJMI I FUNDIT:

Cher konfirmon lidhjen me producentin 40 vjet më të ri, Alexander Edwards: Dashuria nuk e njeh matematikën

Cher konfirmon lidhjen me producentin 40 vjet më të ri, Alexander Edwards: Dashuria nuk e njeh matematikën

Cher ka konfirmuar lidhjen e saj me producentin e muzikës, Alexander Edwards në Twitter të shtunën (5 nëntor) teksa ndau një foto të të dashurit të saj së bashku me një ’emoji’ zemre.

Krijuesja e hiteve, 76 vjeçe, zbuloi se ajo trajtohet ‘si një mbretëreshë’ nga e partneri i saj 36-vjeçare.

Këngëtarja, e cila tashmë e ka prezantuar Aleksandrin me familjen e saj, nuk i ka penguar diferenca prej 40 vitesh që ka me të duke thënë: ‘Dashuria nuk njeh matematikë’.

Një fans i kërkoi asaj të konfirmonte lidhjen dhe ajo e bëri derisa shtoi se ata u takuan për herë të parë gjatë Javës së Modës në Paris muajin e kaluar, shkruan DailyMail.

“Nuk po mbrohem. Urrejtësit do të urrejnë…A nuk ka rëndësi që ne jemi të lumtur dhe nuk shqetësojmë askënd”, tha Cher.

Reklama

Njoftimi vjen pasi çifti u pa të kapur për dore në restorantin e Hollywood Craig në fillim të kësaj jave.

Alexander njihet më së shumti për lidhjen me ish-in e Kanye West, Amber Rose, 39 vjeç, me të cilën ka një djal tre-vjeçar Slash Electric Alexander Edwards.

Në gusht, Amber akuzoi producentin se kishte lidhje me 12 njerëz të ndryshëm dhe më vonë ai u shfaq në rrjetet sociale për të pranuar se e kishte tradhtuar.

Megjithatë, Cher injoroi shqetësimet e fansave duke thënë: “Jam e dashuruar, nuk jam e verbuar prej saj”.

Alexander është nënkryetar i departamentit të artistëve dhe repertorit të kompanisë muzikore Def Jam, i cili ka nënshkruar artistë si Rihanna, Justin Bieber, 2 Chainz, DMX dhe Jhene Aiko.

Reklama

Nga Oakland, Kaliforni, Alexander lindi në 1986 dhe dikur u shfaq në një episod të Keeping Up With The Kardashians.

Cher është dy herë e divorcuar dhe ka djalin, Chaz Bono, 53 vjeç, me ish-bashkëshortin e saj të ndjerë Sonny Bono, i cili vdiq në vitin 1998 në moshën 62-vjeçare nga plagët e marra pasi goditi një pemë gjatë skijimit.

Ajo ishte e martuar më vonë nga viti 1975 deri në 1978 me këngëtarin e ndjerë Gregg Allman, i cili vdiq në vitin 2017 në moshën 69-vjeçare. Cher dhe Gregg kanë një djal, Elijah Blue Allman, 46 vjeç.

Cher ka thënë më herët se shoqërohet me meshkuj më të rinj – pasi u takua me Ron Zimmerman, i cili është 12 vjet më i ri, Tom Cruise, kur ai ishte 23 vjeç dhe ajo ishte 38, dhe Richie Sambora e Bon Jovi, i cili është 13 vjet më i ri se ajo. /Telegrafi/

Reklama

Në trend Magazina

Më shumë
Bruno: Të gjithë banorët e Big Brother VIP Kosova janë paguar

Bruno: Të gjithë banorët e Big Brother VIP Kosova janë paguar

Magazina
Efi Dhedhes: Në këtë periudhë të gjithë po mundohen të përfitojnë nga Luizi

Efi Dhedhes: Në këtë periudhë të gjithë po mundohen të përfitojnë nga Luizi

Magazina
Georgina Rodriguez zbulon vendin më të pazakontë ku ka kryer marrëdhënie seksuale me Cristiano Ronaldon

Georgina Rodriguez zbulon vendin më të pazakontë ku ka kryer marrëdhënie seksuale me Cristiano Ronaldon

Magazina
Nita Latifi tallet me Olta Gixharin: Të erdhi dron, Olta je fituese

Nita Latifi tallet me Olta Gixharin: Të erdhi dron, Olta je fituese

Magazina
Kujtim nga Big Brother - 'Ciao Berto' mirëpret në fabrikë finalistin Artan Thaçi: Si u jetësua kolltuku i dizajnuar në dedikim për Cimën

Kujtim nga Big Brother - 'Ciao Berto' mirëpret në fabrikë finalistin Artan Thaçi: Si u jetësua kolltuku i dizajnuar në dedikim për Cimën

Valmira Rrustemi
Doli finaliste në Big Brother VIP Kosova, Xhuli iu rikthehet angazhimeve në Londër

Doli finaliste në Big Brother VIP Kosova, Xhuli iu rikthehet angazhimeve në Londër

Magazina
Kalo në kategori